E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Rruga Durres-Kukes ka emrin Berisha

Per kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, rruga Durres-Kukes e ka emrin Sali Berisha. Gjate nje vizite me gra dhe vajza pergjate kesaj rruge, Topalli u shpreh se rruga verteton gjithnje e me shume se Shqiperia po ndryshon. "Kjo rruge e ka emrin Sali Berisha. Kjo eshte nje veper unike qe mendohej se mund te behej pas 20 viteve. Nderkohe qe eshte realizuar ne nje periudhe kaq te shkurter dhe me nje intensitet kaq te larte per t'u te bere e mundur qe te mbyllet ne qershor", u shpreh Topalli. Sipas saj, ky kolos i infrastruktures moderne eshte cilesuar si nje nga projektet me te medha jo vetem te rajonit por edhe pertej tij. Kjo rruge eshte nje arterie qendrore qe do t'i jape frymemarrje te gjithe tregut rajonal. Projekti madhor i qeverise shqiptare, qe lidh Shqiperine me Kosoven sic e njohin te gjithe, ka bere te marrin jete shume fshatra qe rruga i pershkon. Fshatra qe dikur para fillimit te kesaj rruge, pa vitalitet, tashme kane marre gjalleri, sic ka marre gjalleri e gjithe Shqiperia qe po ndryshon", vijoi Topalli. Sipas inxhiniereve te firmes Bektel-Enka, kane perfunduar germimet ne 96% te rruges, pa perfshire tunelin. Ritmet e punimeve ne segmentin e fundit te autostrades Morine- Kukes-Durres, qe shtrihet ne territorin e komunes se Kolshit me gjatesi 5,6 km, vetem rreth 4 km larg qytetit te Kukesit, jane pershpejtuar dukshem. Ndaj sipas perfaqesuesve te kompanise "Alb Building", qe po kryen punimet ne kete segment, punimet ne kete aks do te perfundojne brenda afatit te percaktuar, qe eshte muaji qershor 2009.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›