PD: Nuk i përgjigjemi me të njëjtën monedhë skizofrenit Edi RamaNga TemaPartia Demokratike reagoi përmes zëdhënëses në lidhje me deklaratat e zotit Rama për vendimet e marra në KRRTRSH dhe për mosnjohjen e zgjedhjeve. Zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli, t
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
PD: Nuk i përgjigjemi me të njëjtën monedhë skizofrenit Edi RamaNga TemaPartia Demokratike reagoi përmes zëdhënëses në lidhje me deklaratat e zotit Rama për vendimet e marra në KRRTRSH dhe për mosnjohjen e zgjedhjeve. Zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli, tha se Rama ka mbetur aleat me Nard Ndokën që shpik skenarë të kobshëm për të shpëtuar lëkurën politike.
“Sot Edi Rama në një përçartje skizoide iu serviri shqiptarëve edhe një herë torbën e tij të turpshme të shpifjeve, mashtrimeve e trillimeve elektorale dhe sulmeve personale familjare ndaj kryeministrit, të gjitha këto vetëm e vetëm për të mbrojtur veten nga dorëheqja.
Duke mos dashur t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë z. Rama, i kujtojmë atij se njeriu i fundit në Shqipëri që mund të zërë në gojë familjen dhe familjarët është ai. Ai dhe para së gjithash ai, ndërsa sulmet e tij dëshmojnë ultësinë e tij shpirtërore dhe morale.
Sërish Edi Rama, vetëm e vetëm për të maskuar përgjegjësinë e tij për humbjen e zgjedhjeve, u thotë shqiptarëve se koha e tyre është koha e maskarenjve.
Sërish i themi z. Rama se koha është e shqiptarëve, e atyre që votuan për projektin e Shqipërisë evropiane dhe e atyre që votuan projekte të tjera në këto zgjedhje.
Koha e maskarenjve në Shqipëri ka përfunduar me përmbysjen e diktaturës komuniste”, - tha Mëhilli.
“I kujtojmë z. Rama se koha e maskarenjve ka qenë koha e atyre që firmosnin ekzekutimet e intelektualëve të pafajshëm për bindje politike, e atyre që krijuan kampet e burgjet më të egra të përqendrimit dhe që zhytën vendin në varfëri e izolimin më të thellë.
Për sa i përket kërcënimeve e presioneve për mosnjohje të zgjedhjeve, i themi z. Rama që ka mbetur me aleat të vetëm Nard Ndokën, se janë thjesht klithma të një humbësi që me imagjinatën e tij të sëmurë është në gjendje të imagjinojë edhe skenarët më të kobshëm, vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij politike.
Por të gjitha këto janë përpjekje të kota z. Rama, që nuk e ndryshojnë dot votën e shqiptarëve.”