E Diel, 1 Nëntor 2026

Letra që u dërgonte Meta zyrtarëve amerikanë: Qeveria do shkatërrojë zgjedhjetNga TemaKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha dje se pretendimet e opozitës për mosnjohje të zgjedhjeve janë absurde. Meta tha se kërkesat për përsëri

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Letra që u dërgonte Meta zyrtarëve amerikanë: Qeveria do shkatërrojë zgjedhjetNga Tema

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha dje se pretendimet e opozitës për mosnjohje të zgjedhjeve janë absurde. Meta tha se kërkesat për përsëritje zgjedhjesh janë fyerje për shqiptarët.

Kryetari i LSI, i cili pati deklaruar se ka një dosje të tërë me animime e fakte për dëmtimin e procesit zgjedhor, dje nuk foli në lidhje me këtë gjë, por kërkoi që të mbyllet sa më shpejt procesi, sepse shtyrja dëmton imazhin e një vendi anëtar të NATO-s.

Meta nuk tha se a dëmton imazhin e vendit tonë manipulimi dhe tjetërsimi i vullnetit të votuesve, ashtu siç tha të martën nënkryetari i LSI, Dritan Prifti, që pranoi se vullneti i shqiptarëve është tjetërsuar. Ai tha se PD dhe PS kanë manipuluar votat, dhe vetëm pasi ai i kishte kërkuar Berishës që të mbroheshin votat e LSI, ky i fundit e ka bërë këtë gjë, çka bën të qartë se edhe Berisha e dinte që po manipuloheshin vota.

“Dua të vlerësoj se shtyrja e vazhdueshme e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, nuk e ndihmon imazhin e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s, dhe aq më tepër perspektivën tonë në procesin e integrimit evropian. Politikanët e të gjitha krahëve duhet të kuptojnë se këto zgjedhje nuk duhet të shtojnë pikëpyetje mbi perspektivën e vendit tonë si një vend që ka aplikuar për statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian.

Politikanët e të gjitha krahëve duhet të kuptojnë se për hir të axhendave të tyre të ngushta politike personale nuk mund të luajnë me stabilitetin, integrimin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Janë absurde pretendimet që ngrihen në vazhdimësi për mosnjohje të zgjedhjeve apo për përsëritje të tyre. Kjo është një fyerje e madhe për shqiptarët.

Ata që kanë qenë hartues, miratues dhe kontrollues të Kodit dhe të administrimit të zgjedhjeve, me pretendime të tilla, nuk mund të lajnë duart nga përgjegjësitë e tyre të drejtpërdrejta për dështimin në garantimin e standardeve në zgjedhje. Ndaj dua t’iu bëj thirrje, hartuesve të Kodit, dhe bashkë-administruesve të procesit zgjedhor dhe të numërimit të votave, të ngrihen mbi interesa partiake dhe personale, të lexojnë me qetësi rezultatin përfundimtar dhe të nxjerrin përgjegjësitë e tyre politike përpara shqiptarëve”, - tha Meta.

Meta, i cili u filmua duke takuar kryetarin e PD, Sali Berisha, tha se nuk ka pasur asnjë negociatë për postet.

“Nuk ka asnjë negociatë për asnjë post, pasi më e fundit çështje që do të diskutohet, janë pikërisht postet dhe çështja e përfaqësimit në këtë koalicion të ri. Ajo që është kryefjala e këtij koalicioni kryesfida e këtij koalicioni, padyshim që është integrimi i Shqipërisë në Evropë. Sfidat janë të panumërta dhe në radhë të parë liberalizimi i vizave në një të ardhme të shpejtë, e cila unë besoj që do të jetë e afërt dhe nuk do të jetë ajo që të mund të mendojë dikush sot, pas një lajmi që karta e pushtetit u nda në mënyrë ilegale midis PD dhe LSI.

Për ne nuk është e rëndësishme çështja e posteve, për ne është e rëndësishme ajo që i intereson të gjithë shqiptarëve, stabiliteti i qeverisë. Është një mënyrë funksionimi e qeverisjes në funksion të reformave dhe integrimit, sepse kjo u duhet të gjithë shqiptarëve. Njëkohësisht pa asnjë diskutim është ecuria e reformave dhe përmirësimi i gjendjes së të gjithë shtetasve shqiptarë. Për ne më i rëndësishëm se çdo gjë është partneriteti midis Parisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të përmbushur ato standarde që kërkon Bashkimi Evropian, por mbi të gjitha që kërkojnë dhe qytetarët shqiptarë, të cilët kërkojnë një jetë më të mirë larg ekstremiteteve politike, larg realizimit politik fals dhe njëkohësisht larg varfërisë për të gjithë ata shqiptarë, të cilët ende ndeshen me varfrinë dhe me papunësinë”, - tha Meta.

Letra e Metës për zyrtarët amerikanë

31 mars 2009

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, iu ka dërguar një letër anëtarëve të Kongresit, Departamentit të Shtetit, Departamentit amerikan të Tregtisë, ish-ambasadorëve amerikanë në Shqipëri dhe anëtarëve aktivë të komunitetit të shoqërisë civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke iu shprehur shqetësimin serioz në lidhje me përmbushjen e angazhimit të qeverisë për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme më 28 qershor.

Meta planifikon të vizitojë Uashingtonin më 13 prill për t’u takuar me drejtues amerikanë dhe për t’iu kërkuar monitorimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri.

“Kemi shqetësime serioze në lidhje me angazhimin e qeverisë shqiptare për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme në qershor”, - thotë Meta.

“Ne kërkojmë që SHBA dhe organizatat joqeveritare ndërkombëtare të marrin në konsideratë hapat për të shtuar vëzhgimin, mbështetjen dhe monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri”, - vazhdon Meta. “Është kritike që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare demokratike.”

Meta ka sqaruar në letrën e tij dhe arsyet pse shqetësohet për standardet zgjedhore.

“Gjatë krizës aktuale ekonomike, qeveria shqiptare i dha fund marrëveshjes së mbikëqyrjes më Fondin Monetar Ndërkombëtar, pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve që këshillonin zgjatjen e saj për të shmangur rrezikun e destabilizimit nga shpenzimet populiste në këtë vit elektoral. Deficiti i Shqipërisë arriti në 13 për qind të GDP në shkurt, më i madhi i regjistruar ndonjëherë në vend.

Në vetëm një muaj, valuta shqiptare humbi 5 për qind të vlerës së saj. Duhet theksuar se kryeministri, Sali Berisha, ka deklaruar tashmë se qeveria do të rrisë pagat dhe pensionet më 1 maj, dy muaj përpara zgjedhjeve”, - thuhet në letrën e Metës.

“Departamenti i Shtetit në Raportin vjetor për të Drejtat e Njeriut theksonte: Gjatë vitit 2008, qeveria tentoi të arrinte kontroll më të madh mbi institucionet e pavarura, si gjyqësori, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe mediet”, - vijon më tej letra e kryetarit të LSI.

Meta ka theksuar gjithashtu problemin e kartave të identitetit si shumë të rëndësishëm.

“Disa nga përgatitjet parazgjedhore janë bërë problematike. Shpërndarja e një numri prej 3 milionë kartash identiteti është krejt jashtë afateve dhe disa lista votuesish janë problematike. Një numër prej rreth 740 mijë shqiptarësh nuk kanë pasaportë - dhe, nëse kartat e tyre të identitetit nuk do jenë gati në kohë, ata nuk do mund të votojnë”, - shkruan Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›