E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama votoi pro Ristanit

 

Partia Demokratike reagoi dje pas akuzave që kreu i PS-së, Edi Rama i adresoi kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e selisë blu i kujtoi kreut socialist votën e tij pro kandidaturës së Ristanit në krye të institucionit që administron zgjedhjet. “Lidhur me sulmet e Edi Ramës ndaj kryetarit të KQZ-së z.Ristani, i cili ka kryer me integritet të lartë detyrën e besuar, informojmë opinionin publik se midis 3 kandidaturave të paraqitura nga PD për këtë post është Edi Rama që ra dakord për z.Ristani, ndaj dhe sulmet e tij nuk janë tjetër veçse një rrugaçëri dhe pafytyrësi politike”, theksoi Mëhilli. Sipas saj: “Numërimi i votave në 2 qendrat e Libofshës është bërë në mungesë të komisionerëve dhe vëzhguesve të PD e PDI. Numërimi është bërë vetëm nga komisioneri socialist, i njohur si hajduti, që për të vjedhur shfrytëzoi errësirën dhe që fiku kamerat e filmimit të votave”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›