PD-PDK, konflikti zbret në bazë
Përplasjet PD dhe PDK sjellin shkarkime në nivelet e dyta të qeverisjes.
Oerd Ulqini
Rivaliteti brenda dem-okristianëve, si dhe akuzat ndaj liderëve të PD-së për ndërhyrje në punët e brendshme të PDK-së ka sjellë largime të titullarëve të lartë në nivel qarqesh. Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, ka shkarkuar drejtorin e spitalit të Elbasanit, Shefqet Deliallisi, i njohur dhe si një ndër eksponentët kryesorë të PD-së të këtij qyteti. Deliallisi është kryetari i këshillit bashkiak, si dhe nënkryetari i kësaj partie. Për mjekun e njohur ka reaguar menjëherë kryetari i degës së PD-së, deputeti Aurel Bylykbashi, i cili e ka denoncuar këtë ndryshim, pasi në vend të një specialisti të fushës është caktuar një ekonomist, anëtar i PDK-së. "PD-ja, dega Elbasan vëren me shqetësim se gjatë kësaj kohe të gjithë drejtuesit e drejtorive vertikale që varen nga Ministria e Shëndetësisë janë zëvendësuar me përfaqësues të PDK-së, nën frymën e reformës "Ndoka" për të vendosur në drejtim të këtyre institucioneve jo mjekë, por ekonomistë. Sot PDK-ja në Elbasan drejton Prefekturën e Qarkut Elbasan, Drejtorinë e Shëndetit Publik, Drejtorinë e Spitalit Psikiatrik, Nëndrejtorin Ekonomike", deklaroi Bylykbashi. PD-ja e Elbasanit i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha që të ndërhyjë në zgjidhjen e kësaj situate. "PD-ja, dega Elbasan është në një situatë gati një vit para zgjedhjeve të përgjithshme që gjykon se ka ardhur koha për të rikonsideruar aleancat në nivel lokal me PDK-në, duke riparë emërimet e tyre në këtë qytet, si dhe për të vënë në vëmendje të kryeministrit të Shqipërisë dhe kryetarit të PDSH-së, Sali Berisha, faktin se ka ardhur momenti që në pozicionin e prefektit të Qarkut të Elbasanit të vendoset një përfaqësues i PD-së", ka përfunduar Bylykbashi.
Shkarkimi i drejtorit të Portit
Përplasja PD-PDK për postet drejtuese është fokusuar dhe në qytetin e Durrësit. Ministri i Transportit ka shkarkuar dje drejtorin e Portit të Durrësit, Vladimir Beja, i cili është një nga eksponentët e PDK-së. Ai u caktua në këtë post pas marrëveshjes së arritur mes PDK-së dhe PD-së, në atë kohë kur në krye të demokristianëve ishte Nikollë Lesi. Beja është dhe nënkryetari i PDK-së në shkallë vendi. Vetë Beja e ka cilësuar si të padrejtë shkarkimin e tij, duke e lidhur vetëm si një veprim politik. Ai hodhi poshtë argumentimin se, "largimi i tij ka të bëjë me moszhvendosjen e anijeve të prishura të lëna prej kohësh në disa prej kalatave të portit". Sipas tij, ky argumentin nuk është i vërtetë, pasi mosheqja e dy anijeve lidhet me faktin se pronarët kanë kontestuar heqjen tyre. "Ato nuk janë të sekuestruara dhe e kanë ende një pronar legjitim. Përballë kësaj situate unë nuk mund t'i zhvendos pasi prona private është e shenjtë në kapitalizëm. Ne duhet të mësohemi se prona është e shenjtë", theksoi Beja. Ai u shpreh se, lajmin për shkarkimin nga puna e ka marrë vesh vetëm nga një zarf i gjetur poshtë derës. Këto shkarkime pritet të kenë ndikime të mëtejshme në marrëdhëniet ndërmjet PDK-së dhe PD-së, pasi vetë demokristianët për jetojnë në ujëra të turbullta për shkak të problemeve mes tyre. PDK-ja po përjeton situata jo të favorshme për shkak të dy rrymave brenda tyre dhe për këtë Ndoka nuk ka ngurruar të akuzojë drejtuesit e lartë PD-së për ndërhyrje në punët e brendshme të PDK-së.
Kongresi i parë i PDK, shkarkon Ndokën, sot mbahet i dyti
Kryetar i PDK-së shpallet Anton Gurakuqi, duke larguar ministrin aktual, Nard Ndoka. Kundërshtarët e Ndokës kanë zhvilluar dje kongresin e jashtëzakonshëm, në vendin kur dy vjet më parë zgjodhën në krye të partisë ministrin aktual të Shëndetësisë. Në këtë kongres marrin pjesë 325 delegatë ose 2/3 e tyre, numër ky i mjaftueshëm për të marrë vendime në kongresin e partisë. Gurakuqi cilësoi në fjalën e tij se, Ndoka përbën një fenomen në jetën politike dhe të ekzekutivit shqiptar. Ndërsa pjesa tjetër e PDK-së e cilësoi si farsë kongresin e mbajtur dje, duke theksuar se, kongresi i radhës është më 8 maj. "I ashtuquajturi kongres i PDK-së ishte konkluzioni i asaj farse teatrale të luajtur për disa ditë me radhë nga një aktor i dështuar dhe një person që vuan nga deliri i madhështisë. Prova më e mirë për të gjithë këtë është fakti se, në këtë të ashtuquajturin kongres farsë merrnin pjesë vetëm 17 delegatë. Pjesa tjetër e sallës ishin disa njerëz të punësuar për 2 orë dhe të paguar për këtë angazhim", thuhet në deklaratën për shtyp.
Kavajë, përplasjet largojnë Haverikun
Kreu i Këshillit Bashkiak të Kavajës, Aqif Haveriku, dha dje dorëheqjen pas kërkesave të një grupi të këshilltarëve për mocion votëbesimi ndaj tij. Debatet e ashpra që përfshinë mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Kavajës, bënë që Haveriku të vendoste të jepte menjëherë dorëheqjen. I caktuar pas marrëveshjes me PD-në në këtë post, Haveriku kandidoi dhe për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, nën siglën e LZHK-së. Ai denoncoi aferat korruptive të administratës së bashkisë dhe të vetë kreut të saj, Refik Rrukija. Sipas tij, nga miliona fonde për investim që i janë dhënë bashkisë së këtij qyteti asnjë tender nuk është fituar nga firmat lokale. Këto përplasje bënë që këshilltarët demokratë të kërkonin largimin e tij si kreu i këshillit.