E Diel, 1 Nëntor 2026

“Sekretet ”e Spartak Pecanit

“Sekretet”, filmi i regjisorit Spartak Pecani, është shfaqur dje për herë të parë në kinema “Millenium 2” si parapremiera për median.

Ndërkohë filmi do të ketë nesër premierën zyrtare, nga ku do të shfaqet normalisht për dhjetë ditë me radhë. Historia e filmit vjen nëpërmjet rrëfimeve të Landit, një banori të vetmuar, nga i cili zbulohet fati i individit në Shqipërinë e tranzicionit. Është një individ që është ngritur dhe rrëzuar sërish nga ndryshimi i sistemeve social-politike, sisteme që nuk i japin asnjë shans të shprehë identitetin e tij. Drama është mbështetur te vepra “Lehje nëpër natë” e Vangjel Kozmait, njëkohësisht dhe skenarist i filmit. Realizmi i këtij filmi është realizuar në bashkëpunim mes kompanive “S.A.E Trimex” në Shqipëri, “Concordia Pictures” në Kosovë dhe “Netzwerkfilm” në Gjermani. Personazhet që regjisori ka përzgjedhur janë aktorët Neritan Liçaj, Ndriçim Xhepa, Enver Petrovci, Ermela Teli, Burbuqe Çifliku, Eftiola Laçka, Pandi Toçe, Arta Muçaj, Bujar Asqeriu dhe Drita Pelingu. Ndërkohë muzika është realizuar nga kompozitori Adi Hila.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›