“Nuk e shkarkoj Sefgjinin,çështja është në shqyrtim”
Kryeministri Berisha reagon pas kërkesave të vazhdueshme të opozitës për të shkarkuar drejtorin e Tatimeve, Arben Sefgjini.
ADI SHKEMBI
Pas seancës së parë gjyqësore, ku Prokuroria kërkoi vendosjen e masës arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra, në disa dalje përfaqësuesit e opozitës i kërkuan Kryeministrit Berisha shkarkimin e drejtorit Sefgjini, i cili akuzohet për zhdukjen dhe vrasjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha.
Reagimi
I pyetur në konferencën e djeshme nëse do ta shkarkojë Sefgjinin, Kryeministri Berisha ka kujtuar se vendimi i gjykatës ka të bëjë vetëm me vendosjen e masës arrest shtëpie dhe jo për pezullim detyre, çka i jep të drejtë drejtorit të Tatimeve të vazhdojë të mbajë këtë post. "Cili është vendimi i Gjykatës? Ai nuk është pezullim detyre. Kërkesa ka qenë për pezullim detyre. Ndërkohë çështja është në shqyrtim", u shpreh dje Kryeministri Berisha. Duke u kthyer mbrapa në kohë, sipas Kryeministrit, drejtori i Tatimeve i vendosur në këtë post pak kohë më parë pas shkarkimit të Gerta Picarit, ka vuajtur më parë dënimin me burgim lidhur me këtë çështje dhe pasi nuk i janë gjetur provat e mjaftueshme për ta implikuar, është liruar. Sipas ligjit, kreu aktual i Tatimeve është dëmshpërblyer për vitet e burgut. Por sipas kreut të qeverisë, nuk mund të tolerohet që një gjë e tillë të ndodhë sërish, teksa shton se ligji duhet të parashikojë dënim edhe për ata që gabojnë në implikimin e personave. "Ky person, sipas dijenisë sime, ka qenë në arrest shtëpie apo në burg për shumë muaj dhe ka marrë qindarkë për qindarkë dëmin e shkaktuar, dëmshpërblim të plotë për çdo orë e çdo ditë. Sigurisht, ligji është i drejtë që e detyron shtetin të zhdëmtojë në këtë rast, por duhet të jetë edhe për përgjegjësit e atyre, të cilët ia krijojnë këtë dëm shtetit. Sepse këto nuk janë para të qeverisë, por të qytetarëve dhe nuk është një shumë e vogël zhdëmtimi që bëhet për shkaqe të tilla", u shpreh më tej Kryeministri Berisha. Më tej, Kryeministri ka shtuar se, "ne, dy herë për të njëjtën gjë nuk mund të paguajmë. Le të presim vendimin, le të vazhdojë procesi. Ritheksoj se ai është zhdëmtuar qindarkë për qindarkë për kohën që është mbajtur në arrest, sepse është konsideruar se nuk ka patur prova të mjaftueshme".
Arresti, policia kontroll banesës së Sefgjinit
TIRANE - Axhenda e zakonshme e ditës ka ndryshuar papritur për drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Arben Sefgjini. Ai qëndroi dje në banesën e tij në Tiranë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila me kërkesë të Prokurorisë, vendosi masën e sigurisë "arrest shtëpie". Togat e zeza vendosën mbylljen në shtëpi edhe për dy punonjës të Shërbimit Informativ, Anvi Koldashi dhe Budjon Meçe, të cilët bashkë me Arben Sefgjinin, akuzohen për zhdukjen e biznesmenit kosovar Remzi Hoxha, në vitin 1995. Sefgjini, i cili kryen funksionin e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve në Ministrinë e Financave, është gjetur dje në shtëpinë e tij, në zbatim të vendimit të dhënë nga gjykata. Policia e Tiranës ushtroi dje një kontroll rreth orës 10:00 për të parë nëse vendimi i togave të zeza po zbatohej nga ish-drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Informativ të Tiranës. Një patrullë e policisë së kryeqytetit ka verifikuar praninë e Arben Sefgjinit në banesën e tij në orët e paradites së djeshme. Pasi kanë verifikuar zbatimin e vendimit të gjykatës, efektivat e policisë janë larguar. Ata kanë qëndruar duke patrulluar në zonë dhe mësohet se sipas vendimit të gjykatës, gjatë gjithë kohës së qëndrimit të Arben Sefgjinit në arrest shtëpiak, forcat e rendit duhet të bëjnë dy verifikime në banesën e kryetatimorit, njëri në mëngjes dhe tjetri në orët e mbrëmjes. Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, edhe pse ka apeluar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për "arrestin shtëpiak" ndaj tij, pra nuk ka qenë dakord me vendimin, duket se ka vendosur ta zbatojë atë deri në momentin kur togat e zeza të marrin një vendim lidhur me këtë çështje. Sipas burimeve të policisë, Arben Sefgjini filloi dje zbatimin e vendimit të gjykatës pasi prokurori i çështjes Xhevat Hana i komunikoi masën e sigurisë në të cilën po gjykohet. tr.so