Te perndjekurit, 1100 perfituesit
Shperndarja e demshperblimit per 1100 te perndjekur politike, do te nise qe nga Janari i vitit te ardhshem. Ky ishte edhe premtimi qe beri kryeministri Berisha, gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, ne lidhje me demshperblimin e percaktuar, per t'u shperndare gjate vitit 2009 per kete shtrese. Ai tha se shuma prej 2 miliarde lekesh do te shperndahet pa humbur kohe. "Sot ne kemi miratuar listen e demshperblimit per 1100 te perndjekur politike, me nje total prej 2 miliarde leke. Me kete rast u bej thirrje te perndjekurve politike, te bejne cdo perpjekje per plotesimin e dokumentacionit, e kam fjalen jo per keta 1100, por edhe per te tjere, te mund te perfitojne sa me shpejt nga fondet qe qeveria ka percaktuar dhe do te percaktoje per demshperblimin e tyre", deklaroi kryeministri ne fjalen e tij ne mbledhjen e fundit te qeverise per kete vit. Sipas Berishes, ky fond eshte i percaktuar per t'u terhequr brenda ketij viti nga 1100 te perndjekurit qe jane ne liste dhe per kete arsye, nuk duhet humbur kohe me plotesimin e dokumentacionit.