E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pse duhet te hapen dosjet"

Kleriku i njohur Zef Simoni, ben apel qe personat e implikuar ne vitet e komunizmit me keqtrajtim te shqiptareve dhe abuzim ndaj tyre permes bashkepunimit me Sigurimin e atehershem te Shtetit, te jene larg detyrave drejtuese aktualisht, ne sistemin demokratik.

Duke folur per televizionin publik shqiptar, (TVSH), kleriku katolik Zef Simoni tha se "tmerri jone kane qene dy pushtime", duke shtuar: "Ne kemi vuajtur prej turkut 500 vjet dhe 50 vjet nga komunizmi".

Zef Simoni pohon me tej se "ne faljen e bejme, falje ua japim edhe atyre". Por ketu, eshte mese i qarte, kur evidenton: "Por me qene keshtu ne detyra te larta une nuk e kuptoj, ata vete nuk mund ta pranojne". Per Zef Simonin, keshilla me e mire ndaj tyre dhe vendit ne pergjithesi, eshte: "Nese duam te ecim perpara, perpara ecet duke u njohur e verteta".

Keto dite, Zef Simoni mbushi plot 80 vjec. I lindur ne Shkoder Zef Simoni pati nje jete te ngarkuar me ngjarje sa te trishtuara, aq edhe te gezueshme. Te trishtuara, sepse ishte bir i nje familjeje te varfer, sepse iu desh te bente shume flijime per te kryer studimet, e aq me teper, per t'u shuguruar meshtar ne kushtet e diktatures, me 9 shkurt 1961. E menjehere pasi u ngjit ne altar, iu desh te ngjitej edhe ne kalvar. Beri shume vjet burg e, pikerisht ne qelite e shtetit ateist, pa leter, pa laps, nisi krijimet e tij te para, te regjistruara e te ruajtura ne arkivin e trurit. Keto vepra i hodhi ne leter e i botoi vetem pasi doli nga burgu e, bashke me lirine, pati gezimin e rralle e te papershkrueshem te shugurohej ipeshkev ne Shkoder, nga vete Papa Gjon Pali II, me 25 prill 1993. Filloi keshtu misionin ipeshkvnor si ipeshkev-ndihmes i kryedioqezes se Shkodres.

Zef Simoni kremton 80-vjetorin e ditelindjes me nje bilanc teper te pasur ngjarjesh, veprimtarish, shtegtimesh, veprash, nga te cilat po kujtojme botimin me te ri: "Letersia e pame ndryshe". Te pasura, edhe mesazhet qe prelati shqiptar u percolli besimtareve nga mikrofoni i Radio Vatikanit, qe para se te shugurohej ipeshkev. Ai ishte perfaqesuesi i pare i Kishes shqiptare ne nje ngjarje te madhe si Sinodi i Ipeshkvijve per Evropen Lindore, qe u mbajt ne Vatikan me 28 nentor 1991, e me pas ne shume ngjarje te tjera te rendesishme kishtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›