E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati, Milo dhe Ceka kundër PS-PD

Aleatët e Partisë Socialiste vijojnë akuzat për reformën zgjedhore. Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike dhe ai i Partisë Demokracia Sociale denoncuan dje shmangien e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Në prononcimet e tyre për median ata shprehën pakënaqësi për faktin se tanimë pritet kalimi i ndryshimeve në kodin zgjedhor me diskutim në Komisionin e Ligjeve. Arsyeja e acarimit të të vegjëlve ka për bazë faktin se përtej ndryshimit të Kushtetutës, dy partitë e mëdha do të mund të bëjnë edhe ndërhyrjen në kod pa i pyetur. Kjo pasi komisioni i posaçëm i reformës kishte në përbërjen e vet një numër të madh përfaqësuesish të partive të vogla. Ndryshe është Komisioni Parlamentar i Çështjeve Ligjore, ku prania e të vegjëlve është e papërfillshme në krahasim me të mëdhenjtë. Milo dhe Ceka sqarojnë se shmangia bëhet me qëllim që të mos bëhet i mundur zhvillimi i një debati mes partive, çka do të ndihmonte në transparencë. Përtej këtyre reagimeve duket se PS-ja dhe PD-ja janë gati të çojnë në Komisionin e Ligjeve edhe paketën për ndryshimet e kodit zgjedhor.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›