Zvarritja e proceseve, gjykata, e pafuqishme përballë avokatëve
Gjykatat janë të pafuqishme përballë avokatëve, të cilët në mënyrë abuzive cenojnë ecurinë e proceseve gjyqësore. Ligji u njeh gjykatave vetëm të drejtën që të informojnë Dhomën e Avokatisë dhe Ministrinë e Drejtësisë për problemet që mund t‘i sjellin ata procesit gjyqësor, por më pas, asgjë tjetër nuk mund të bëjnë togat e zeza. Në të njëjtin pozicion duket se është edhe Ministria e Drejtësisë, e cila mund të propozojë masa disiplinore për avokatët abuzues dhe që shkelin procedurat ligjore, por më pas vetëm Dhoma e Avokatisë mund të vendosë për këto masa. Në këtë mënyrë, avokatët duken të paprekshëm në veprimtarinë e tyre, madje edhe atëherë kur ata janë shkaktarët kryesorë për zvarritjen dhe bllokimin e proceseve gjyqësore.
Irritimi i gjyqtarëve
Disa nga proceset gjyqësore më të rëndësishme dhe më të përfolura prej kohësh janë të bllokuara, për shkak të mosparaqitjes në seancat gjyqësore të avokatëve mbrojtës. Në fillim të kësaj jave, gjatë procesit ndaj të akuzuarve si anëtarë të Bandës së Lushnjës, kryetari i trupit gjykues, Gurali Brahimllari, u shfaq shumë i irrituar me avokatët që mbrojnë të pandehurit e këtij procesi. Shtyrja e shpeshtë e seancave, në një proces që thuajse ende nuk ka nisur plotësisht, ka bërë që durimi i togave të zeza të humbasë. Brahimllari u është drejtuar me një ton të ashpër avokatëve të pranishëm, duke deklaruar se do të kërkojë marrjen e masave disiplinore për avokatët që mungonin dhe madje do të shkonte deri në zëvendësimin e tyre me avokatë të caktuar kryesisht. Por, sipas asaj që parashikon ligji, dhe për më tepër nga sa ka treguar përvoja e deritanishme, edhe "kërcënimi" më i fundit i gjyqtarëve nuk duket se do të ketë ndonjë rezultat të dukshëm në zhbllokimin e këtij procesi. Kjo, pasi deri tani janë propozuar shpeshherë masa për avokatët, por Dhoma e këtyre të fundit nuk duket se ka qenë shumë e shqetësuar dhe nuk marrë asnjë masë disiplinore ndaj tyre. Trupi gjykues i kësaj çështjeje ka marrë madje edhe një vendim jo të zakonshëm, duke i zhvilluar seancat dy herë në javë, në mënyrë që të shtojë ritmin e punës dhe të shkurtojë afatet e përfundimit të çështjes. Por, edhe kjo masë nuk duket se ka dhënë ndonjë rezultat, pasi avokatët vazhdojnë të mungojnë sipas dëshirës.
Ligji i ri
Në Ministrinë e Drejtësisë të thonë se e vetmja zgjidhje për këtë situatë të krijuar është miratimi i ligjit të ri "për avokatinë në Republikën e Shqipërisë". Sipas projektit që është duke u përgatitur nga ekspertët e këtij dikasteri, avokatët do të kenë një varësi edhe nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa Dhoma e Avokatisë do të mbajë më shumë përgjegjësi për propozimet që i shkojnë për masa disiplinore. Ekspertët mendojnë se në këtë mënyrë Dhoma e Avokatisë nuk do të mund të vijojë me heshtjen e saj, duke mos kthyer asnjë përgjigje për propozimet e bëra nga ministria për ndëshkimin e avokatëve abuzues.
Kërkesat e gjykatës
Ndërkaq, burime zyrtare nga Gjykata e Krimeve të Rënda thanë dje për "Shqip" se është duke u përgatitur edhe një kërkesë tjetër për Dhomën e Avokatisë, për zhvillimin e proceseve gjyqësore. Gjykata do të kërkojë vënien në dispozicion të një grupi avokatësh, të cilët do të mund të caktohen kryesisht për të mbrojtur të pandehurit, në rastet kur avokatët e tyre mungojnë pa arsye në seancë. Kjo praktikë, deri tani nuk është përdorur dot, sepse vetë avokatët nuk pranojnë të bëhen avokatë të caktuar, kryesisht dhe në këtë mënyrë, nuk dihet se sa do të mund të arrihet edhe kësaj radhe, por zyrtarët e Gjykatës së Krimeve janë optimistë për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme.