Pronarët: Janë bërë abuzime me tokat në bregdet
Pronarët, kundër ligjit të legalizimeve. Anëtari i kryesisë së shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Reshit Vorpsi, shprehet se ligji i legalizimeve krijon probleme të reja me pronat. Sipas tij, abuzimet më të mëdha janë bërë në zonat bregdetare. Vorpsi ka renditur katër pika që e detyrojnë atë që të kundërshtojë këtë ligj. Pika e parë e draftit të ligjit për legalizimet thotë që të ketë legalizim të objekteve të ndërtuara dhe atyre në ndërtim në zonat informale. "Termi ‘në ndërtim‘ është shtuar në draftin e ri dhe krijon probleme të reja, pasi nxit ndërtime të tjera informale", thotë Vorpsi. Pika e dytë e kundërshtuar prej tij është se projektligji duhet të parashikojë kompensimin e atyre tokave që kanë tituj pronësie dhe kjo duhet të ndodhë para legalizimit të tyre. "Shuma 4 miliardë dollarë e llogaritur për dëmshpërblim është pesë herë më e vogël nga ajo që pretendojnë pronarët", thotë Vorpsi. Pika e fundit e kundërshtuar prej tij është mënyra e gjetjes së këtyre parave për të kompensuar ish-pronarët. "Është e pakonceptueshme që taksapaguesit duhet të paguajnë lekë nga xhepat e tyre, pasi janë këto lekë me të cilat shteti synon të dëmshpërblejë ish-pronarët. Logjikisht paratë duhet t‘i merren atyre që kanë zënë tokën. Jemi në ekonomi tregu dhe kjo do të thotë që kushdo merr një pronë që nuk është e tij, duhet ta paguajë atë dhe kjo duhet të ndodhë me çmimet e tregut", tha ai.
Qëndrimi i pronarëve
Një ditë pasi Presidenti Topi ngriti shqetësimin e abuzimit me titujt e pronësisë, shoqata "Pronësi me Drejtësi" thotë se ligji i legalizimeve që po përgatitet në Kuvend do ta përkeqësojë me tej këtë situatë. Anëtari i kësaj shoqate, Reshit Vorpsi, thotë se ligji parashikon edhe legalizimin e ndërtesave që janë ndërtuar me zona me tituj pronësie, e përkthyer kjo me shtimin edhe të një problemi akut që mban peng çështjen e pronave në vend. Vorpsi thotë se fatura financiare 4 miliardë dollarë, e lakuar së fundi si shuma e shtetit shqiptar për të kompensuar pronarët, është dy herë më e ulët nga ajo çka pretendohet nga këta të fundit. Por përtej kësaj, Vorpsi e zhvendos vëmendjen te një çështje tjetër, dhe më saktë se ku duhet të merren këto para e që sipas tij nuk duhet të jetë te taksapaguesit. Komisioni i Veprimtarive Prodhuese do të diskutojë sot projektligjin e ri ligjor të legalizimeve pas projektligjit të mëparshëm të kthyer për rishqyrtim nga Presidenti Bamir Topi.
Vlera e tregut
Qarku që kërkon shumën më të madhe për zgjidhjen e problemeve të pronës është ai i Fierit, i cili ka 30 për qind të faturës së pronave me rreth 99 miliardë lekë. E konsiderueshme është fatura edhe për Qarkun Tiranë, e cila, sipas përllogaritjeve, është 66 miliardë lekë. Ndërkohë qarqet e verilindjes janë shumë më pak problematikë për pronat. Në Dibër, fatura është vetëm 1 miliard lekë, ndërsa në Kukës 7 miliardë lekë. Fakti se shtetit do t‘i duhet të përballojë këtë faturë për një sasi 452.2 milionë metër katrorë tokë bujqësore me çmim mesatar 276 lekë për metër katrorë është edhe një tregues se sa e kanë rënduar procesin ndërtimet pa leje, apo ajo që njihet si faturë e legalizimit.