PD: PS, dhun ndaj TVSH-s

Partia Socialiste thote zyrtarisht se nuk e konsideron me televizionin publik shqiptar si një media të lire, por në sherbim të qeverisë dhe njësoj si partitë e tjera kundërshtare politike të opozitës.
“Hakmarrja primitive e Edi Ramës ndaj RTSH-se per fajin e vetem se ky i fundit ka sjelle valen e protestes se qytetareve te Tiranes për vuajtjen e bllokimit të trafikut cdo ditë dëshmon qartë se Rama është rrezik i madh për shtypin e lirë dhe të drejtën e informimit”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.
Pak me heret kunder zotit Rama protestuan edhe disa shoqata grash perpara bashkise se Tiranes. Ato i kerkuan kreut te socialisteve te nxjerre grate dhe vajzat nga greva e urise, duke e konsideruar kete nje akt johuman. Ne proteste merrte pjese edhe aktorja Edi Luarasi, e cila tha se zoti Rama nuk duhet te pengoje me veprimet e tij heqjen e vizave per shqiptaret, qe mezi po presin te vizitojne te afermit e tyre jashte vendit.