E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, takim me David Miliband: Progami ynë, entuziazëm te laburistët

Rama me të rinjtë në Londër

Në ditën e dytë të qëndrimit në Britani, kreu i PS-së, Edi Rama, është takuar me drejtuesit më të lartë të Partisë Laburiste. Kreu i opozitës pati një takim me ish-ministrin e Jashtëm, David Miliband, njëkohësisht dhe drejtor i Politikave në qeverisjen e Tony Blair. Sipas Miliband, jam i lumtur që mu dha mundësia të takohem me kryetarin Rama. Jam shumë i impresionuar me vizionin që ai ka për vendin dhe për partinë e tij. Ne biseduam për sfida, siç është papunësia përballë ndryshimeve ekonomike, sfidat sociale që përballen vendet tona, gjithashtu edhe për situatën ndërkombëtare, sepse në botën moderne çështjet ndërkombëtare dhe ato të brendshme janë shumë afër njëra-tjetrës. Gjithashtu biseduam për partitë tona për ti shndërruar në lëvizje të fuqishme, ku të përfshihen sa më shumë njerëz. Jam në pritje për të parë suksesin e zotit Rama. Ndërsa kreu i PS-së tha në përfundim të takimit me ish kreun e diplomacisë britanike se programi i opozitës shqiptare ngjalli entuziazëm te laburistët. Jemi shumë të mbresuar nga takimet në këtë godinë me kryetarin e Partisë Laburiste, Ed Miliband, me ministrin e Jashtëm në hije, Douglas Alexander dhe në mënyrë të posaçme me David Miliband, i cili dëgjoi gjerë e gjatë për programin tonë Për një Rilindje Shqiptare dhe si një ndër themeluesit e procesit të rrugës së programit në Partinë Laburiste dhe të transformuar të Tony Blair-it. Ishte një burim shumë i rëndësishëm informacioni dhe fakti që programi ngjalli entuziazmin e tij na kthen në Tiranë sikur të jemi të bërë me fletë, u shpreh Rama. Gjatë mesditës së djeshme, kreu i opozitës ka biseduar për rreth dy orë me studentët shqiptarë në London School of Economics. Kryetari i PS-së ka folur për mënyrën se si qeveria e PS nesër do të luftojë korrupsionin. Kreu i PS-së ka publikuar dje në faqen e tij në Twitter edhe mesazhin e ardhur nga ish-i përndjekuri Dod Miri, i cili dy ditë më parë tha se nuk i ka dërguar SMS liderit të opozitës. Për këtë arsye, kryetari i PS ka publikuar në Twitter SMS-të që ka këmbyer me Mirin, duke thënë se ky është një shembull bërtitës se sa respekt ka pushteti për të përndjekurit dhe me çarrogancë i keqtrajton.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›