E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Kjo ishte periudha e sfidave të mëdha

Kryetarja e Kuvendit në turin "Gratë për fitoren" zhvilloi një takim entuziast me gratë, zonjat, nënat dhe të rejat e minibashkisë 8, një nga vatrat e identitetit të Kryeqytetit. Kryetarja e Kuvendit tha se gjatë katër viteve të qeverisjes së mazhorancës së djathtë, janë realizuar reforma të jashtëzakonshme në një kohë rekord. Ka qenë një periudhë e sfidave të mëdha, ka qenë një periudhë e fitimit të garave të forta, ka qenë periudhë e ndryshimit të realitetit dhe imazhit të Shqipërisë. "Askush nuk ka mundur të realizojë aq shumë sa kemi realizuar ne gjatë kësaj periudhe", tha Topalli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›