Vizat, Austria ne krah te Shqiperise
Qeveria austriake renditet ne listen e vendeve qe mbeshtesin procesin e liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare. Ministrja e Brendshme e Austrise, Maria Fekter, gjate nje takimi ne Vjene me homologun e saj shqiptar Lulzim Basha, e cilesoi te suksesshem perparimin e Shqiperise ne permbushjen e kritereve te udherrefyesit per liberalizimin e vizave, duke garantuar se Shqiperia do te jete e sigurt qe pas ketij suksesi te vleresuar, qytetaret e saj do te levizin te lire pa viza ne vendet e zones "Shengen". "Shqiperia ka bere shume perparime ne plotesimin e kushteve per heqjen e vizave. Ekipet e eksperteve jane te bindur dhe kane vleresuar suksesin e vendit tuaj, lidhur me sigurine e dokumenteve, e konkretisht me procesin e pajisjes se qytetareve me pasaporta biometrike. Une jam e bindur se ky sukses i arritur do te vleresohet dhe shqiptaret do te levizin shume shpejt pa viza", deklaroi ministrja e Brendshme e Austrise, Maria Fekter. Ndersa ministri Basha gjate ketij takimi, informoi mbi progresin e Shqiperise ne fushen e sigurise se dokumenteve. Ai tha se rreth 460 mije aplikime te deritanishme dhe standardet me te larta nderkombetare qe zoterojne pasaportat biometrike, jane tregues te qarte se Shqiperia eshte ne pozita me te konsoliduara se te gjithe vendet e rajonit, perfshire edhe vendet qe perfituan liberalizimin e vizave me BE-ne fundvitin e kaluar. Ai informoi homologen austriake Fekter, edhe mbi instalimin dhe funksionimin ne te gjitha pikat e kalimit kufitar ne Shqiperi, te nje sistemi modern, te unifikuar dhe te nderlidhur me qendrat kombetare dhe nderkombetare te analizes se informacionit kriminal. "Jam i bindur se puna qe kemi bere, e cila do te verifikohet nga ekspertet ne muajin shkurt, do te rezultoje ne nje vleresim pozitiv nga Komisioni Evropian. Ajo qe kam kerkuar ne menyre te vecante eshte qe menjehere pas paraqitjes se opinionit pozitiv nga komisioni, Keshilli i Ministrave ta shqyrtoje pa humbur kohe dhe Ministrja e Brendshme me siguroi per mbeshtetjen e plote te saj dhe Austrise, mbeshtetje e cila ka qene e gjithanshme per procesin e liberalizimit te vizave dhe integrimin evropian te vendit", u shpreh Basha. Pas takimit te dy palet nenshkruan memorandumin e mirekuptimit per forcimin e bashkepunimit ne fushen e sigurise se brendshme mes dy vendeve. Basha dhe Fekter diskutuan edhe per luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme, shkembimin e pervojave policore te te dy vendeve dhe trajnimin policor, si dhe bashkepunimin ne kuader te Konventes per Bashkepunim Policor ne Evropen Juglindore. Ministrat e Brendshem, Basha dhe Fekter nenshkruan gjithashtu edhe nje marreveshje tjeter mes Shqiperise dhe Austrise mbi ndihmen e ndersjelle, ne rast te katastrofave dhe fatkeqesive te medha. Ne kete kontekst, Basha shprehu edhe falenderimin per ndihmen e qeverise austriake per perballimin e emergjences civile te shkaktuar nga permbytjet natyrore ne Qarkun e Shkodres dhe Lezhes.