E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: PS nuk do të kontestojë më kartat

Negociatori demokrat, i cili përmbylli marrëveshjen me socialistët për kartat e identitet, Oerd Bylykbashi gjatë një interviste televizive ka deklaruar se PS, nuk do të ngrejë pretendime të tjera për këto dokumente, të cilat do të përdoren në zgjedhjet parlamentar. Gjatë kësaj interviste, ai ka theksuar se ka marrë garanci nga negociatorët socialistë, se kjo çështje mund të konsiderohet e mbyllur. Dikush që është në atë listën prej 730 mijë shtetasish, qoftë si pensionist, qoftë si buxhetor me një pagë nën 35 mijë lekë të reja, qoftë në ndihmë sociale apo kategori të tjera të përcaktuara atje, ka të drejtë ti drejtohet postës për të paguar paraprakisht vetëm 200 lekë të reja apo ndryshe 2 mijë lekë të vjetra për të marrë kuponin dhe për të aplikuar për kartë. Duhet të jetë e qartë se pjesa tjetër prej 1 mijë lekësh të reja ky shtetas është i detyruar ta paguajë brenda 6 muajsh nga data e aplikimit. Pr/vendimi përcakton gjithashtu që diferenca prej 1 mijë lekësh do të paguhet përsëri në postë për llogari të buxhetit të shtetit, ka theksuar Bylykbashi. Ndër të tjera ai sqaroi me këtë rast edhe rezultatet e marrëveshjes për çështjen e kartave të identitetit, dokument i cili do të marr jetë në mbledhjen më të parë të qeverisë. Kjo marrëveshje duhet të ketë mbyllur debatet në lidhje me çështjen e kartave të identitetit, nënvizon Bylykbashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›