Beqaj: Fasonistët dhanë sinjalin e krizës ekonomike
Nënsekretari për Programin e PS, Ilir Beqja ka reaguar pas deklaratës së fasonistëve se ndodhen në krizë. Me anë të një deklarate për shtyp Beqja është shprehur se papunësia po rritet dhe prodhimi po ulet. Prej disa javësh kemi shprehur shqetësimin mbi krizën ekonomike që po prek Shqipërinë. Pavarësisht shqetësimeve tona, Sali Berisha dhe qeveria e tij vazhdojnë edhe sot e kësaj dite ta mohojë krizën, madje flasin për rritje ekonomike dhe ulje të varfërisë, u shpreh Beqja.
Ai e ka cilësuar deklaratën e fasonistëve, një sinjal që provon se vendi është në krizë, se prodhimi po ulet, se papunësia po rritet, se 11 mijë punonjës kanë humbur vendin e punës dhe 50 ndërmarrje janë mbyllur. Në këtë drejtim ai ka përmendur faktin se ndërmarrjet i kërkuan qeverisë ti ndihmojë duke paguar sigurimet e punonjësve për gjashtë muaj. Nëse kryeministri dhe qeveria nuk e kuptojnë që vendi është në krizë atëherë janë të paaftë, nëse e fshehin atë, atëherë kjo është papërgjegjshmëri e dënueshme shtoi më tej Beqja, duke shtuar se pas 28 qershorit Partia Socialiste, jo vetëm që do të tregojë transparencë mbi situatën ekonomike në vend, por i siguron fasonistët dhe gjithë sipërmarrjen shqiptarë se, do të jetë në krah të tyre, do të çinstalojë sistemin e pagave dhe çmimeve të referencës do të rimbursojë tatimin mbi vlerën shtuar.