E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi, Majko e Dalipi, apel emigrantëve në Greqi për të votuar

Deputetët e Partisë Socialiste, Ben Blushi, Pandeli Majko dhe Alfred Dalipi kanë zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë në Veria, të Greqisë. Deputetët socialistë janë shoqëruara dhe mbështetur në takimet e tyre dhe nga homologët helenë të Pasokut, si dhe nga përfaqësuesit e zgjedhur lokalë. Në këtë takim mori pjesë Kryetarja e Bashkisë së Verias Uzuxhoglu, si dhe deputetë të parlamentit grek. Një shtet që aspiron të bëhet pjesë e Evropës i duhet të garantojë qindra mijëra qytetarëve të vetë që jetojnë si emigrantë në kufij me vendin ku kanë lindur të drejtën e votës, ky ishte mesazhi që dhanë deputetët e PS. Ata i bënë thirrje emigrantëve që më 28 qershor të vijnë në Shqipëri dhe të shprehin vullnetin e tyre nëpërmjet votës. Ju keni ikur nga mungesa e shpresës. Kemi një shans në 28 Qershor që ti rikthejmë shqiptarëve shpresën dhe këtë nuk mund ta bëjmë dot pa ju. Ne kemi në dorë që me votën tonë në datën 28 qershor ta ndryshojmë qeverinë e Shqipërisë. Të ndryshojmë qeverinë e Shqipërisë, për të sjellë në pushtet një qeveri më të mirë, e cila na i garanton të gjitha këto dhe në radhë të parë na garanton Evropën, u shpreh deputeti Ben Blushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›