E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: PS trillon për rritjen e pensioneve

 

Partia Demokratike reagoi dje ndaj PS, sipas së cilës, pensionet janë rritur vetëm për një pjesë të pensionistëve. Zëdhënësi i selisë blu, Gerti Bogdani, tha në një konferencë për shtyp, se çdo pensionist në qytet dhe fshat merr sot më shumë pension se në vitin 2005. “Beqja sot zëvendësoi njërin prej erionëve. Ai mashtroi kur tha, se pensionet në fshat janë 40 mijë lekë, ndërkohë që nuk ka pension nën 60 mijë lekë. Ai mashtron kur thotë se pensionet në qytet janë rritur vetëm 6.7 për qind, ndërkohë që janë rritur me 10 %, shifra kjo më e lartë në 8 vitet e fundit”, vijoi Bogdani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›