E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Në shtator nisin zgjedhjet në PD

 

Me mbarimin e pushimeve verore dhe nisjen e sesionit parlamentar, priten zhvillime të reja edhe brenda Partisë Demokratike. Në shtator do të rinisë procesi i ripërtëritjes së degëve të partisë më të madhe në vend dhe të gjitha degët do hyjnë në fushatë elektorale. Duke folur në një prononcim për mediat lidhur me këtë proces, nënkryetari i partisë dhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi tha se: “PD-ja do të nisë bashkë me sesion e ri parlamentar dhe lëvizjen e saj organizative, i cili është një proces që do të fillojë në shtator dhe nuk do të ndalet deri në kongresin e ardhshëm”, tha Patozi. Kreu i grupit demokrat ironizoi me opozitën e majtë, duke bërë të ditur se përmes këtyre zgjedhjeve PD synon një mandat të dytë qeverisës. Në përfundim të zgjedhjeve në të gjitha degët e vendit, do të mbahet edhe kongresi i partisë, i cili do të zgjedhë kryetarin e partisë, ndërkohë që forumet e larta drejtuese të saj do të zgjidhen me parimin “Një anëtar, një votë”. Por mbajtja e kongresit para zgjedhjeve të përgjithshme ende nuk konfirmohet. Përplasjet e mundshme dhe rivaliteti i lartë që pritet të shfaqet në PD në fillim të vitit të ardhshëm, mund të jetë një arsye e fortë që të detyrojë lidershipin e saj të shtyjë zgjedhjet pas qershorit 2009, në mënyrë që të shmanget si çdo situatë e pakëndshme, që mund të rrezikojë fitoren në zgjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›