Aranit Çela: Fiqirete Shehut i falet jeta, se u pendua gjatë hetimit
AFRIM IMAJ
“T’i falet jeta Fiqirete Shehut!” Befasues në kumtimin e këtij vendimi, Aranit Çela, sqaron në përfundim të seancës
rrethanat që përligjin sipas tij pozicionin lehtësues të së vesë së Mehmet Shehut.
Fakti që ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe demonstrimi i pendimit të thellë gjatë hetimeve dhe
procesit gjyqësor, për kreun e trupit gjykues, janë arsyet që e kanë rezervuar Fiqirete Shehun nga dënimi kapital,
me vdekje. Sakaq këtë privilegj nuk do ta kishin të pandehurit e tjerë. Gjithçka do të zbulohej në fund të procesit maratonë
ndaj Fiqirete Shehut, Llambi Ziçishtit, Nesti Nases e Skënder Shehu që nisi në mëngjesin e 15 gushtit 1983 dhe e uli siparin e vet diku në pasditen e 1 shtatorit të vitit ‘83. Të rejat e fundit nga salla hijerëndë e Gjykatës së
Lartë ku u zhvillua procesi për disa ditë me radhë, kishin të bënin me dënimet e të pandehurve. Pavarësisht lëndës që
zbardhet në vendimin e këtij procesi të bujshëm, tingëllon paradoksal ndëshkimi i Llambi Ziçishtit, i cili siç shprehet në të, njëherazi me dënimin me vdekje, do të ndëshkohej me heqjen e të drejtës së zgjedhjes për një afat kohor prej pesë vjetësh. Ndërkaq, pjesa tjetër, edhe pse me të njëjtat akuza, do të merrte dënime të ndryshme, duke iu garantuar jetën. Gjithsesi, për aq sa zbulohet për herë të parë nëpërmjet gazetës ky vendim disi i çuditshëm, më shumë se për lexuesin e zakonshëm, do të ishte me interes sidomos për pjesën e studiuesve të jurisprudencës, të cilët kanë rastin për të prekur precedentin e një absurdi të vërtetë në fushën e së drejtës... KRIMI I AGJITACIONIT Katër të pandehurit kanë
kryer krimin e agjitacionit e propagandës kundër partisë dhe shtetit të diktaturës së proletariatit. Poliagjenti Mehmet Shehu qysh në vitin 1942 ka përcaktuar programin socialdemokrat lidhur me rendin shtetëror dhe shoqëror pas
lufte në Shqipëri, program që ka evoluar në përshtatje me detyrat e reja që ka sjellë situata. Agjitacionin e propagandën
armiqësore të pandehurit Fiqiret Shehu, Llambi Ziçishti, Nesti Nase e Skënder Shehu e kanë zhvilluar sidomos kundër rolit udhëheqës të partisë. Këta armiq kanë vjellë vrer për vite me radhë kundër partisë dhe themeluesit e udhëheqësit të
saj, siç ka bërë për 40 vjet rresht superagjenti Mehmet Shehu. Ky poliagjent në letrën që i dërgonte përfaqësuesit
të misionit ushtarak sovjetik në Shqipëri, majorit Ivanov e quan Partinë Komuniste shqiptare “klikë”, kurse
në letrën që bashkë me të pandehurën Fiqiret Shehu i dërgojnë Dushan Mugoshës, e quajnë Partinë Komuniste
shqiptare “një turli me zarzavate të hidhura”. Në bisedat armiqësore me njëri-tjetrin janë munduar të ulin figurën e udhëheqësit të partisë sonë, ndërsa për Mehmet Shehun thurnin lavde dhe e paraqisnin si njeri “me aftësi të rralla
në të gjitha fushat”, “i vetmi i denjë për të qenë në krye të partisë e të shtetit etj”. Këta armiq kanë agjituar e propaganduar kundër vijës së partisë së zhvillimin e luftës së klasave dhe kanë predikuar zbutjen e kësaj lufte deri në
një pajtimi klasash”. “Nuk kam qenë dakord me politikën e partisë për luftën e klasave dhe u jam kundërvënë
këtyre orientimeve (orientimeve të saj) duke u shoqëruar me njerëz të deklasuar në uzinën ku punoja”, pranoi i pandehuri
Skënder Shehu. Kësaj zbutjeje dhe krijimit të një çarjeje në parti e në popull mbi zhvillimin e luftës së klasave i ka shërbyer edhe lidhja e fejesës së Skënder Shehu me një vajzë të një familjeje që kishin 6-7 të arratisur jashtë shtetit. Jo rastësisht Llambi Ziçishti është ndër të parët që ka vajtur për të uruar këtë fejesë. Të gjithë këta të pandehur kanë pasur mendime të kundërta me partinë lidhur me qëndrimin ndaj partive të reja marksiste- leniniste dhei konsideronin ato të dobëta, të parëndësishme, se Rusia me potencialin e tij ekonomik i gllabëronte dhe i bënte për vete, se partia e Shqipërisë i përkrahte e jua rriste vlerat për konsum të brendshëm etj. Të pandehurit i janë kundërvënë qëndrimit parimor të partisë për ngjarjet e Kosovës, i kanë quajtur ato të shpejtuara etj., çka dëshmon për pozicionin e tyre tipik
armiqësor e antishqiptar.
* * *
Gjykata duke analizuar të gjitha provat e administruara në hetuesi e në gjyq arrin në përfundimin se akuzat në ngarkim të të pandehurve Fiqiret Shehu, Llambi Ziçishti, Nesti Nase e Skënder Shehu janë të drejta, të bazuara. Veprimtaria e kësaj organizate me kryetarë dhe anëtarë kryesorë elementë me pozita të larta në parti e në shtet ka përbërë një rrezik të
madh për socializmin dhe ka dëmtuar rëndë interesat e larta të partisë e të Atdheut në fushat politike, ideologjike
ushtarake dhe ekonomike. Qëllimet shumë të mprehta armiqësore, koha e gjatë dhe format e ndryshme nëpërmjet të cilave është realizuar kjo veprimtari së bashku me pasojat e rënda që ka sjellë e që mund të sillte po të vazhdonte, dëshmojnë shkallën e rrezikshmërisë shoqërore tepër të theksuar të veprimtarisë së kësaj organizate dhe të të pandehurve pjesëtarë të saj. Në caktimin e dënimit për secilin nga të pandehurit trupi gjykues ka parasysh rolin, aktivitetin konkret të zhvilluar nga secili dhe shkallën e fajësisë së tij. Gjykata çmon se e pandehura Fiqiret Shehu ka qenë bashkëpunëtorja më e afërt e poliagjentit Mehmet Shehu për 40 vjet me radhë, ka një aktivitet të gjerë armiqësor,
ka qenë në dijeni të plotë për gjithë veprimtarinë armiqësore të organizatës. Me gjithë këtë gjykata në caktimin e
dënimit në mënyrë të veçantë ka parasysh qëndrimin dhe pendimin e thellë të të pandehurës
gjatë hetimit dhe gjykimit të çështjes. Llambi Ziçishti, si një nga anëtarët kryesorë të organizatës kundërrevolucionare
ka një aktivitet të gjerë dhe të gjithanshëm qoftë në fushën e veprimtarisë agjenturore ashtu edhe në atë të sabotimit.
Me gjithë qëndrimin pendues gjykatës i tërheq vëmendjen pjesëmarrja e tij e veçantë në veprimtarinë terroriste për likuidimin fizik të udhëheqësit të partisë, e cila ngre në një shkallë të lartë rrezikshmërinë e tij shoqërore. E gjerë ka qenë dhe veprimtaria armiqësore e të pandehurit Nesti Nase, sidomos në sabotimin e politikës së jashtme. Ndërsa veprimtaria armiqësore e të pandehurit Skënder Shehu është më e ulët, në krahasim me të tjerët dhe mbahet parasysh se në tërheqjen e tij në këtë veprimtari është ndikuar sadopak nga prindërit e tij armiq. Gjykata në caktimin e masës
së dënimit ka parasysh qëndrimin pendues të të pandehurve Nesti Nase e Skënder Shehu në hetuesi dhe gjykim.
PER KËTO ARSYE: Trupi gjykues në mbështetje të neneve 149 e 150 të Kodit të Procedurës Penale tëRepublikës Popullore Socialiste
të Shqipërisë:
VENDOSI:
Të deklarojë fajtorë të pandehurit Fiqiret Shehu, Llambi Ziçishti, Nesti Nase e Skënder Shehu për krimet
e tradhtisë ndaj Atdheut e
pjesëmarrjes aktive në organizatë
kundërrevolucionare
e veprës terroriste të ngelur
në fazën e përgatitjes, e
sabotimit e agjitacionit e
propagandës kundër shtetit
dhe i dënon:
1. FIQIRET SHEHU:
a) Në bazë të nenit 47 germa
“g” në lidhje me nenin 25
të Kodit Penal, me 25 vjet
heqje të lirisë dhe me heqjen
e të drejtës së zgjedhjes për 5
vjet;
b) Në bazë të nenit 57 të
Kodit Penal me 20 vjet heqje
lirie.
c) Në bazë të nenit 50 në
lidhje me paragrafin e I-rë të
nenit II të Kodit Penal, me 25
vjet heqje të lirisë;
ç) Në bazë të neni 53 të
Kodit Penal me 15 vjet heqje
lirie;
d) Në bazë të paragrafit të
I-rë të nenit 55 të Kodit Penal
me 6 vjet heqje të lirisë.
Përfundimisht duke bërë
bashkimin e dënimeve sipas
nenit 35 të Kodit Penal e
dënon të pandehurën Fiqiret
Shehu me 25 vjet heqje të lirisë
dhe me heqjen e të drejtës
së zgjedhjes për 5 vjet.
2. LLAMBI ZIÇISHTI
a) Në bazë të nenit 47 germa
“g” në lidhje me nenin 25
të Kodit Penal, me 25 vjet
heqje të lirisë dhe me heqjen
e të drejtës së zgjedhjes për 5
vjet.
b) Në bazë të nenit 57 të
Kodit Penal me 20 vjet heqje
lirie.
c) Në bazë të nenit 50 në
lidhje me paragrafin e I-rë të
nenit II të Kodit Penal, me
vdekje.
ç) Në bazë të neni 53 të
Kodit Penal me 25 vjet heqje
lirie;
d) në bazë të paragrafit të
I-rë të nenit 55 të Kodit Penal
me 5 vjet heqje të lirisë.
Përfundimisht duke bërë
bashkimin e dënimeve sipas
nenit 35 të Kodit Penal e
dënon të pandehurin Llambi
Ziçishti me vdekje dhe me
heqjen e të drejtës së zgjedhjes
për 5 vjet.
3. NESTI NASE
a) Në bazë të nenit 47
germa “g” në lidhje me nenin
25 të Kodit Penal, me
25 vjet heqje të lirisë dhe me
heqjen e të drejtës së
zgjedhjes për 5 vjet.
b) Në bazë të nenit 57 të
Kodit Penal me 15 vjet heqje
lirie.
c) Në bazë të nenit 50 në
lidhje me paragrafin e I-rë të
nenit II të Kodit Penal, me 20
vjet heqje të lirisë.
ç) Në bazë të neni 53 të
Kodit Penal me 10 vjet heqje
lirie;
d) në bazë të paragrafit të
I-rë të nenit 55 të Kodit Penal
me 4 vjet heqje të lirisë.
Përfundimisht duke bërë
bashkimin e dënimeve sipas
nenit 35 të Kodit Penal e
dënon të pandehurin Nesti
Nase me 25 vjet heqje të lirisë
dhe me heqjen e të drejtës së
zgjedhjes për 5 vjet.
4. SKENDER SHEHU
a) Në bazë të nenit 47 germa
“g” në lidhje me nenin 25
të Kodit Penal, me 15 vjet
heqje të lirisë dhe me heqjen
e të drejtës së zgjedhjes për 5
vjet.
b) Në bazë të nenit 57 të
Kodit Penal me 10 vjet heqje
lirie.
c) Në bazë të nenit 50 në
lidhje me paragrafin e I-rë të
nenit II të Kodit Penal, me 10
vjet heqje të lirisë.
ç) Në bazë të neni 53 të
Kodit Penal me 10 vjet heqje
lirie;
d) në bazë të paragrafit të
I-rë të nenit 55 të Kodit Penal
me 4 vjet heqje të lirisë.
Përfundimisht duke bërë
bashkimin e dënimeve sipas
nenit 35 të Kodit Penal e
dënon të pandehurin Skënder
Shehu me 15 vjet heqje
të lirisë dhe me heqjen e të
drejtës së zgjedhjes për 5 vjet.
Vuajtja e dënimit të pandehurve
u fillon nga data e arrestimit
të tyre, të shënuar
në pjesën hyrëse të vendimit.
Detyron të pandehurit Fiqiret
Shehu, Llambi Ziçishti,
Nesti Nase, e Skënder
Shehu që solidarisht me
njëri-tjetrin dhe me bashkëpunëtorët
e tjerë të tyre të
dëmshpërblejnë shtetin në
shumën 1.219.764 lekë.
Ky vendim është i formës
së prerë. Por sipas nenit 186
të Kodit të Procedurës Penale
për të dënuarin me vdekje
Llambi Ziçishti nuk
mund të ekzekutohet pa u
shqyrtuar më parë nga Presidiumi
i Kuvendit Popullor
kryesisht, ose mbi kërkesën e
të dënuarit për faljen e jetës.
U shpall në Tiranë më 1
shtator 1983.
Duro Shehu, vëllai i Mehmetit:Fiqireten e helmuan në burgun e Zejmenit
“Fiqiretja nuk ka vdekur, por e kanë helmuar”.Duro Shehu, i vëllai i Mehmetit, teksa zbulon këtë fakt për gazetën Panorama”, kujton momentet e fundit të kunatës në burgun e Zejmenit, sipas shoqes që ndante të njëjtën qeli me të. Ka qenë një moment, shprehet ai, kur Fiqiretja ishte kthyer në dhomë pas një takimi në komandën e burgut. E dërrmuar siç ishte i kërkoi shoqes së qelisë t’i jepte kostumin që kishte në garderobë. “Pse, ku do të shkosh”, e kishte pyetur ajo ndërsa ja kishte afruar kostumin te krevati. “Për rrugë të gjatë, për botën tjetër”, i ishte përgjigjur Fiqiretja dhe kishte mbyllur sytë. Duro Shehu që rezervohet të përmendë emrin e saj, thotë se ishte nga Vlora. Madje, sipas tij, dëshmitarja e vetme e çasteve fatale, ika thënë në kofidencë se Fiqireten para se ta helmonin atë ditë e kanë droguar.