PS-LSI, zbehen shanset për dialog
Selia rozë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë vazhduar edhe dje në distancë replikat e tyre për fatin e të majtës.
Aristir Lumezi
Nënkryetari i LSI-së, Sokol Axhemi, gjatë një konference për shtyp ku nënvizoi dështimet e qeverisë “Berisha”, iu përgjigj interesimit të gazetarëve lidhur me propozimin e PS-së për koalicionet e përbëra. Axhemi i konsideroi këto koalicione, si marifete që PS-ja krijon për të vënë nën kontroll aleatët e saj nën frymën e ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit. “Jemi të keqardhur që lidershipi i PS-së vazhdon të sajojë marifete dhe forma që nuk synojnë bashkimin e programeve dhe vlerave të aleatëve të saj, por synon t’i vërë ata nën kontroll nën frymën e ndryshimeve Kushtetuese që ndodhën më 21 prill, ndryshime që çimentuan në pushtet Sali Berishën. Koalicionet duhet të ngrihen mbi vlera, principe, vizione dhe programe të përbashkëta dhe jo të jenë koalicione bishtash dhe marifetesh të presjeve dhjetore”, tha Axhemi. Nënkryetari i LSI-së akuzoi PS-në se ende nuk po i sheh zhvillimet politike me rrezikun kryesor kryeministrin Berisha. “Ne shprehim keqardhjen që lidershipi i PS-së akoma nuk ka ndjeshmërinë e duhur për të kontribuar në frontin opozitar për të rrëzuar Berishën dhe për të rikthyer të majtën në pushtet”, vijoi Axhemi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste. Zëdhënësja e kryesisë socialiste, Mimi Kodheli, u shpreh se me qëndrimet që po mban, LSI-ja po hedh baltë mbi PS-së. “U bënë muaj ndërkohë që ne vazhdojmë të punojmë për një bashkim të ri të të gjithë shqiptarëve për t’u ndarë nga politika e vjetër e 17 vjetëve konflikte e dështime, Ilir Meta i është rikthyer politikës së vjetër të sherreve e të dasive, duke sulmuar sistematikisht Partinë Socialiste dhe Bashkinë e Tiranës me shpifje e fyerje të padenja për koment”, tha Kodheli. Anëtarja e kryesisë socialiste i bëri thirrje kreut të LSI-së që të shmangë atë që ndodhi në zgjedhjet e përgjithshme të 2005, pasi përndryshe, sipas saj, LSI-ja do të humbasë bashkë me Berishën. “Ne urojmë që rruga e vjetër e vitit 2005 të mos jetë rruga që Ilir Meta ka zgjedhur për vitin 2009, sepse atë rrugë e uron vetëm Sali Berisha për të cilin Ilir Meta i sotëm ngjan e vetmja kamerdare shpëtimi. Por edhe sepse në atë rrugë Ilir Meta kësaj radhe do të humbasë bashkë me Sali Berishën”, theksoi Kodheli. Zëdhënësja e kryesisë socialiste u shpreh se, PS po bën mirë funksionin e saj opozitar. “U bënë muaj që ndërkohë që ne vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë si opozitë duke ngritur zërin për problemet e shqiptarëve, Ilir Meta bën vetëm akuza ndaj Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Tiranës. U bënë muaj që ndërkohë që ne vazhdojmë të tregojmë me gisht plagët e keqqeverisjes së Sali Berishës, Ilir Meta ngre gishtin me mllef kundër Partisë Socialiste dhe bashkisë së kryeqytetit. U bënë muaj që ndërkohë që ne vazhdojmë të ndërtojmë në dialog me qytetarët e këtij vendi programin e ri qeverisës për Shqipërinë, Ilir Meta hedh në erë urat e komunikimit normal dhe të bashkëpunimit të natyrshëm me Partinë Socialiste”, shtoi Kodheli.
PS: Rritja e pensioneve, e pamjaftueshme
Nënsekretari socialist për programin, Ilir Beqja, akuzoi qeverinë se me rritjen e pensioneve nuk ka zgjidhur krizën ekonomike të cilën pensionistët e ndjejnë më shumë se çdokush. “Rritja prej 35 % në të tri vitet bashkë është vetëm për pensionistët në qytet që marrin pension minimal, sepse për 37 mijë pensionistë të tjerë në qytet që marrin pensione të pjesshëm, të ardhurat mujore nuk kalojnë akoma 10 mijë lekë në muaj. Për 100 mijë pensionistë të tjerë të qytetit rritja prej 6.7 % në vit është rritja më e ulët e pensioneve në 17 vjetët e fundit. Ndërkohë që inflacioni i pensionistëve që prej muajit mars 2008 është rreth 6 %”, tha Beqja. Sipas nënsekretarit për programin në PS, në fshat gjendja e pensionistëve mbetet skandaloze. “Kryeministri vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur dhe mburret me një rritje të pensioneve të fshatit që vlen vetëm sa për të blerë bukë dhe paguar energjinë elektrike dhe ujin. Janë 48 mijë pensionistë në fshat, apo më shumë se 1/3 e tyre, me pensione të pjesshme që akoma kanë të ardhura mujore më pak se 5 mijë lekë”, shtoi Beqja.
Nënsekretari socialist i programit u shpreh se, “shtrenjtimi i ndjeshëm i jetesës tregon se edhe rritja e pensioneve në korrik 2008 nuk mjafton as për të kompensuar koston e disa elementeve bazë të jetesës së një familje pensionistësh.