PS: Nga kush drejtohet qeveria
Tiranë -Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për shtyp para godinës së kryeministrisë ku ka kërkuar që Berisha të japë shpjegime për shqiptarët për veprimet e familjarëve të ti. “Në realitet kjo qeveri në këto 4 vite nuk ka punuar në interes të shqiptarëve. Interesi i vetëm i kësaj qeverie, i këtij Këshilli të Ministrave, ku sapo janë mbledhur edhe ministrat, ka qënë interesi i familjes dhe oborrtarëve të Sali Berishës. Është e pafalshme, por edhe e pakuptueshme, pse Sali Berisha vazhdon ende të mos japë përgjigje, se pse ministra të tij, si ai i drejtësisë, Aldo Bumçi, raportonte për vendime dhe për sugjerime të Ministrisë së Drejtësisë, jo tek babai, por tek i biri. Kjo është shkresa ku Aldo Bumçi i drejtohet z. Shkëlzen Berisha”-theksoi Balla gjatë një deklarate për mediat.
Ai shtoi se Sali Berisha duhet të japë përgjigje pse djali i tij ka përdorur firmën, vulën, karrigen e Kryeministrit, për t’u vënë në dispozicion të një biznesi vrastar, si ai i Gërdecit. “Kjo është pra familja, e cila drejton këtë institucion. Ky institucion nuk drejtohet nga ministra, nuk drejtohet nga njerëz të zgjedhur, por drejtohet nga mbreti, princi dhe princesha, të cilët janë Kryeministri Sali Berisha, djali dhe vajza e tij”-tha më tej deputeti socialist.