E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Qeveria do çojë përpara projektet, nuk do ndikohet nga kriza mendore e Edvinit

Partia Demokratike reagoi sot përmes zëdhënëses Erla Mëhilli, në kundërpërgjigje të akuzave të kryesocialistit Edvin Rama, për situatën ekonomike të vendit. Zëdhënësja e selisë blu, Mëhilli, përcolli edhe njëherë verdiktin e qeverisë “Berisha” për rritjen e mëtejshme të pagave dhe pensioneve dhe çuarjen përpara të projekteve madhore infrastrukturore, ndërsa kërkoi nga opinioni publik, të lenë menjanë krizat mendore të “kryetarit të kutive” Edvin Kristaq Rama, i cili për ditë e më tepër i bie kambanave të alarmit për krizë ekonomike në Shqipëri.
“Sot Edvin Kristaq Rama hoqi petkat e “kryetarit të kutisë” dhe u paraqit para shqiptarëve si “kryetari i gropës dhe krizës” që ka në mendjen e tij. Vetëm një ditë pasi Kryeministri i vendit shpalli vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve, Edvin Rama njëlloj si një vit më parë, u ngrit sërish me forcën më të madhe kundër kësaj rritje.
Jam sot këtu për tu bërë me dije shqiptarëve se Edvin Kristaq Kriza, njëlloj si 3 vjet më parë që u ngrit kundër Korridorit të Kombit Durrës – Morinë, u ngrit sot kundër Korridorit të Jugut dhe Autostradës Tiranë – Elbasan. Pavarësisht nga vajet e krizës së Edvin Ramës, Partia Demokratike përmes qeverisë së saj është e vendosur të realizojë këtë vit rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve në Evropë si dhe të fillojë ndërtimin përgjatë këtij viti të veprës më të madhe të ndërtuar ndonjëherë nga shqiptarët, Korridorit të Jugut dhe segmentit të saj Autostradës Tiranë – Elbasan”, u shpreh në deklaratën e saj për shtyp, Erla Mëhilli, zëdhënëse e Partisë Demokratike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›