Qeveria do çojë përpara projektet, nuk do ndikohet nga kriza mendore e Edvinit
Reagon Partia Demokratike
Partia Demokratike reagoi dje përmes zëdhënëses Erla Mëhilli, në kundërpërgjigje të akuzave të kryesocialistit Edvin Rama, për situatën ekonomike të vendit.
Zëdhënësja e selisë blu, Mëhilli, përcolli edhe njëherë verdiktin e qeverisë “Berisha” për rritjen e mëtejshme të pagave dhe pensioneve dhe çuarjen përpara të projekteve madhore infrastrukturore, ndërsa kërkoi nga opinioni publik, të lenë menjanë krizat mendore të “kryetarit të kutive” Edvin Kristaq Rama, i cili për ditë e më tepër i bie kambanave të alarmit për krizë ekonomike në Shqipëri, por pavarësisht këtij qëndrimi .
“Sot Edvin Kristaq Rama hoqi petkat e “kryetarit të kutisë” dhe u paraqit para shqiptarëve si “kryetari i gropës dhe krizës” që ka në mendjen e tij. Vetëm një ditë pasi Kryeministri i vendit shpalli vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve, Edvin Rama njëlloj si një vit më parë, u ngrit sërish me forcën më të madhe kundër kësaj rritje.
Jam sot këtu për tu bërë me dije shqiptarëve se Edvin Kristaq Kriza, njëlloj si 3 vjet më parë që u ngrit kundër Korridorit të Kombit Durrës – Morinë, u ngrit sot kundër Korridorit të Jugut dhe Autostradës Tiranë – Elbasan. Pavarësisht nga vajet e krizës së Edvin Ramës, Partia Demokratike përmes qeverisë së saj është e vendosur të realizojë këtë vit rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve në Evropë si dhe të fillojë ndërtimin përgjatë këtij viti të veprës më të madhe të ndërtuar ndonjëherë nga shqiptarët, Korridorit të Jugut dhe segmentit të saj Autostradës Tiranë – Elbasan”, u shpreh në deklaratën e saj për shtyp, Erla Mëhilli, zëdhënëse e Partisë Demokratike.
Reagimi i Partisw Demokratike, erdhi pas njw deklarate pwr shtyp tw kryesocialistit Edi Rama, i cili pretendoi pwr njw hendek financiar nw vend, pavarësisht se projektet e prezantuara nga qeveria po zbatohen nw çdo cep tw vendit.
“Alarmi” i lëshuar nga Edvini, vjen njw ditw pas vizitës sw kryeministrit Berisha nw Elbasan, ku prezantoi njw nga projektet mw madhore tw vendit, atw tw ndwrtimit tw autostradës Tiranw-Elbasan, qw i lidh kwto dy qytete pwr vetëm 15 minuta nga afërsisht 2 orw qw duhen aktualisht. Kwsisoj, duke ndjekur kwtw linjw, Edvini do tw sulmojw edhe tw tjerw projekte madhore tw qeverisw, thjesht e vetëm pwr tw zbehur tw gjithw optimizmin dhe atw angazhim madhor tw strukturave qeveritare pwr “Shqipwrinw e distancave tw shkurtra”.