E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lideret politike, takime te tjera me PPE e PSE

Paraditen e djeshme, dy lideret politike si Kryeministri Sali Berisha ashtu edhe kreu i opozites, Edi Rama, nuk e cuan aspak dem, ne Strasburg. Kundershtaret politike, e shfrytezuan paraditen e djeshme, per te zhvilluar takime te tjera me perfaqesues eurodeputete te ndryshem. Me shume se Rama, kryeministri Sali Berisha, i cili vijoi deri pas mesdite qendrimin ne Strasburg, mesohet se zhvilloi jo pak takime me eurodeputete te partive te djathta politike me te cilet kryeministri eshte shoqeruar gjate edhe dy dite me pare, menjehere pas mberritjes ne Strasburg. Nderkohe qe kreu i opozites, u nis disi heret me tren per Mynih dhe me pas per ne Tirane. Ne perfundim te darkes se te enjtes mbrema, Kryeministri Sali Berisha e cilesoi takimin si te frytshem. Sipas tij, cdo takim i zhvilluar me miqte nderkombetare, eshte pozitiv. "Per mua eshte gjithnje nje kenaqesi te takoj edhe kundershtaret politike", tha kreu i qeverise, pas darkes se gjate. Dy kundershtaret, nuk jane pare te takohen para darkes dhe as pas saj. Ndonese delegacionet perkatese ishin ne te njejtin hotel, si Berisha ashtu edhe Rama, nuk paten te tjera takime, pervec darkes se iniciuar nga zyrtaret e larte nderkombetare dhe takimet respektive me eurodeputete te ndryshem te spektrit te majte te politikes evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›