E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama kundër transparencës



Partia Demokratike akuzoi dje opozitën se është kundër transparencës së zgjedhjeve pas mosmarrjes pjesë në votimin e të premtes, për ngritjen e një komisioni hetimor. Deputeti i selisë blu, Aldo Bumçi tha në një konferencë për shtyp se “mosmarrja pjesë në votim e deputetëve të Partisë Socialiste, përpjekjet e tjera për të tërhequr nismën në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën dëshmojnë qartë se Edvin Kristaq Rama nuk ka asnjë interes për transparencën e zgjedhjeve, por vetëm për praktika bllokuese, në interes të projekteve të tij personale”. Sipas tij “Grupi i PD, duke dënuar me forcë dhunën e ushtruar në Kuvend nga deputetet të PS, garanton se shumica është e vendosur të respektojë para së gjithash ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Në këtë kontekst ne ftojmë z. Rama të dërgojë emrat e deputetëve të tij për të filluar punën në komisionin hetimor”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›