E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Rama lobing antishqiptar per Rrugen e Kombit

Zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj akuzon kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama se po përpiqet të njollosë rrugën e Kombit dhe të gjithë shqiptarëve nëpërmjet njoftimeve që shpërndan në facebook. Sipas saj Rama gënjeu kur tha se PS nuk ka qenë asnjëherë dakord për rrugën e Kombit. Në një deklaratë për mediat Mustafaraj u shpreh se: “ Kreu i PS-së Edi Rama po bën lobe antishqiptare mbi rrugën e Kombit duke thënë se, rruga e Kombit është rruga e asgjësë, duke treguar në këtë mënyrë urrejtjen e tij mbi këtë rrugë dhe mashtrimin e bërë para dy muajsh”
Zëdhënësja e selisë blu theksoi se, kreu i PS shpërndan shkrime për të njollosur veprën më të vyer dhe më të bukur të kombit shqiptar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›