PD: Rama po pengon miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve

Partia Demokratike akuzoi sotkryetarin e PS-së, Edi Rama, i cili për interesa personale po pegon miratimin e ligjit të dosjeve. Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, në një deklaratë për mediat tha se "në bllokimin e ligjit të dosjeve ka arsye personale". Ai theksoi se "zëdhënësi Balla deklaroi në media se PS është për hapjen e dosjeve, por për të lejuar që personat që kanë dosje të kandidojnë dhe të zgjidhen".Sipas tij , prapa kësaj deklarate fshihet vendimi i Edi Ramës për të lejuar kandidimin e tij, pavarësisht nga problemet madhore, që ka me të kaluarën. "Dihet se Rama, përveçse është një pasardhës i nomeklaturës së kuqe, gjatë veprimtarisë së tij në klubin "Dinamo" ka kryer veprimtari jo sportive në dëm të anëtarëve dhe drejtuesve të klubit", nënvizoi Bumçi. Ai u shpreh se "pasi e mban peng prej më se 6 muajve ligjin për "Pastërtinë e figurës zyrtare , ose siç njihet "Ligjin e dosjeve", ai kërkon që pavarësisht nga problemet e rënda që mund të ketë në të shkuarën e tij, të mund të kandidojë". Bumçi tha se "Partia Demokratike i deklaron zotit Rama se me ligjin për "Pastërtinë e figurës zyrtarëve të lartë", nuk synon asnjë emër të përveçëm. Sipas tij, ky ligj nuk do të mund të përdoret sipas interesave personale të asnjë personi, qoftë ky edhe drejtues i forcave politike....