E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama po shantazhon Kolegjin Zgjedhor dhe KQZ-në

Zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj, theksoi në një deklaratë për shtyp, se Edi Rama, në një akt shantazhi ndaj Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ-së, ndërmori serialin e tij të sulmeve të bazuara në një realitet që nuk ekziston.

“Rama shpalli sot përpara ansambleistëve të tij dhe mediave, fitoren madhështore të 8 majit në mbarë vendin dhe u përpoq të mbulojë humbjen e tij partiake në zgjedhjet vendore, duke shpallur disfatat për fitore”, theksoi zëdhënësja e Partisë Demokratike.
     
Ajo shtoi, se 140 mijë vota më pak të qytetarëve shqiptarë për partinë dhe koalicionin e majtë, krahasuar me aleancën qeverisëse që mori 17 % të votave më shumë në mbarë vendin, përbëjnë disfatë  të thellë për koalicionin e udhëhequr nga Rama. /Start/

                                                                                             2011-07-02 15:08
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›