E Diel, 1 Nëntor 2026

Forumi ekonomik, Topi vizitë zyrtare në Sarajevë

Autori i Lajmit: Redaksia
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u nis dje drejt Bosnjë-Hercegovinës për të marrë pjesë në Forumin e 6-të Ekonomik Rajonal për Evropën Juglindore, që mbahet në datat 19-20 nëntor 2009. Në këtë veprimtari, Kryetari i Shtetit shoqërohet nga një delegacion zyrtar i përbërë edhe nga ekspertë të ekonomisë. Të pranishëm në Forumin e 6-të Ekonomik Rajonal për Evropën Juglindore, që organizohet nga Kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zheljko Komshiç, do të jenë edhe Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Georgi Parvanov, Presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiç, Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Presidenti i Republikës së Rumanisë, Trajan Basesku, Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Danilo Tyrk dhe Presidenti i Republikës së Serbisë, Boris Tadiç. Diskutimet e pjesëmarrësve në këtë Forum do të përqendrohen tek aftësitë ekonomike konkurruese të vendeve të rajonit. Në përfundim të tyre, presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ky lajm është publikuar: 20/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›