PD: Rama shkatërroi jetën e nënës së djalit të tij
Zëdhënësi i PD-së, Gert Bogdani në reagimin e tij kundër kryesocialistit theksoi se: “Edi Rama, Mr. 15% apo Mr. Dosja dhe tani Mr. Lakuriqi, dëshmoi para shqiptareve, se ai, personalisht, qëndron para skenarit të përgjimit dhe organizimit të kurthit ndaj z. Ylli Pango”. “Partia Demokratike thekson në përgjigjet e histerisë, të Mr. Lakuriqit, se njeriu i vetëm që nuk ka fytyrë dhe gojë të flasë për këto probleme është Edi Gjethja e Fikut Rama. Vërtetë, Ylli Pango ka gabuar rëndë, por ti z. Rama nuk ke fytyrë, as gojë të flasësh për çështje morali, sepse Tirana, Shqipëria dhe mbarë bota të njeh ty, jo vetëm si Gjethja e Fikut, po edhe si njeriu më pervers që mund të ekzistojë. Kryeministri Berisha mori në kohë qëndrimin e merituar ndaj abuzimit të papranueshëm dhe të papajtueshëm me kodin e etikës të zyrtarit, të z. Ylli Pango”, deklaroi Bogdani. Ai theksoi se ky është dhe standardi konstant i Kryeministrit dhe i Partisë Demokratike, ndaj cilitdo. “Je ti z. Rama i vetmi në Shqipëri që në vitin ’91 lëshove akuza monstruoze ndaj bashkëshortes tënde të nderuar, se ajo e kishte djalin me babanë tënd. Këtë akuzë të pështirë sa vetë morali yt, e përdore edhe si padi për të divorcuar dhe shkatërruar jetën e një nëne, një zonje, një artisteje të çmuar të këtij vendi. Vërtetë Ylli Pango ka gabuar rëndë, por ti z. Rama nuk kë gojë të flasësh, se me perversitetin tënd në vitin ’91, pasi rrënove jetën e 1 njeriu të pafajshëm, nënës së djalit tënd, praktikove me zotëritë A.K., S.N., E.T., dhe tre femra si puna juaj për gjashtë muaj rresht orgji kolektive”, theksoi Bogdani.