PD: Rama të heqë dorë nga kërcënimet

Partia Demokratike reagoi zyrtarisht pak më parë në lidhje me vendimin e sotëm të KQZ-së i cila në mënyrë krejt të pashpjegueshme i dha sot një deputet Partisë Socialistë. PD akuzon Ramën për presion dhe kërcënime. Po ashtu partia më e madhe në vend bëri me dije se rezultati i Fierit do të jetë pjesë e një hetimi nga Kolegji Zgjedhot. “Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe presionin e Edi Ramës, humbësit të këtyre zgjedhjeve, i vetmi politikan që këndon në humbje, i cili cdo ditë me presione dhe kërcënime përpiqet të maskojë përgjegjsinë e tij për humbjet e zgjedhjeve. PD i bën edhe një herë thirrje zotit Rama të heqë dorë nga presionet dhe kërcënimet ndaj institucioneve vendimmarrëse për procesin zgjedhor. Të vërë në zbatim politikën e tij të re për të pranuar me dinjitet dhe mëndje të hapur humbjen. Nga ana tjetër PD është e vendosur të pranojë cdo rezultat që del nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Natyrisht mandati i Fierit të cilin PS ia merr PDI me 160 vota më shumë, pavarsisht nga rezultati i shpallur do të jetë objekt i një hetimi ligjor nga Kolegji Zgjedhor” thuhet në deklaratë. Deklata e Partisë Demokratike erdhi vetëm pak minuta pas konferencës për shtyp të Edi Ramës i cili akuzoi Berishën për vjedhje votash. Edi Rama jo vetëm që është duke bërë presion por duke përdorur edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilëve çdo ditë u drejtohet me anë të medias për ndihmë.
...