PD: Rama të ngrihet mbi klubin e miliarderëve

"Me këtë qëndrim, Rama u thotë qytetarëve të papunë se për atë dhe partinë e tij nuk ka asnjë rëndësi shembja e murit të korrupsionit që shkatërron çdo ditë vende pune dhe pengon krijimin e vendeve të reja, por rëndësi ka pasurimi i paligjshëm, me pallate pa leje në bashkitë e tij, larja e parave të trafiqeve kriminale, fshehjes së taksave dhe kontrabanda në dogana nga klubi i miliarderëve në krye të Partisë Socialiste, të cilët janë gati të dorëzojnë çdo gjë tjetër, por jo imunitetin që e kanë cituar e blerë me miliona euro", thuhet në deklaratën e PD-së.
Sipas PD-së, Rama ka mbetur pa asnjë argument për refuzimin e heqjes së imunitetit, ndaj sajon mashtrime dhe trillime të reja. "Dje ai iu tha shqiptarëve se nuk voton imunitetin në datën 6 gusht, sepse këtë datë sipas tij, e ka caktuar shumica dhe Partia Socialiste nuk ka qenë dakord. Ky është një trillim që u hodh poshtë nga vetë deputetët socialistë", vijon deklarata e PD-së.
PD sqaron se data 6 gusht është një detyrim që stimulohet në nenin 77/a/b të Rregullores së Parlamentit për ndryshimet kushtetuese të paraqitura nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe miratuar në Parlament në vitin 2008.
"Rama dezinformon kur thotë se data 6 gusht është caktuar në kundërshtim me opozitën. Partia Demokratike informon shqiptarët se më datën 12 korrik është miratuar pa asnjë kundërshtim nga deputetët e Partisë Socialiste, që amandamentet kushtetuese për heqjen e imunitetit të votohen siç e përcakton rregullorja më datën 6 gusht", përfundon deklarata e PD-së. /start/
2012-07-28 17:35