E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshëngritje/ Medalje argjendi për Tabakun

 

Ka humbur medaljen e atë për vetëm një kg. Peshëngritësi shqiptar Elvis Tabaku ka marrë dje medaljen e argjendë në stilin e shkëputjes duke ngritur pas tre provash 166 kg, një më pak se turku Izet Ince i cili ngriti 167 kg. Medalja e bronzit shkoi për libanezin Libjan Arab Jamahirija i cili ngriti 161 kg. Në provën e parë peshëngritësi shqiptar ngriti 161 kg. Në provën e dytë ai kërkoi të ngrinte 5 kg më shumë duke ia dalë mbanë ndërsa në të tretën Elvis Tabaku ka kërkuar të ngrejë 168 kg por pa ia arritur qëllimit. Medalja e Tabakut ka qenë e gjashta në këto lojëra për Shqipërië pas dy medaljeve të Romela Begës, dy të Erkand Qerimajt dhe një të Briken Çaljes duke zënë vendin e 9-të ems 18 shtetesh pjesëmarrëse në këtë eveniment.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›