PD: Rama tradhtoi Tiranën, do bëhet deputet
Partia Demokratike ka reaguar dje ndaj deklaratës së një dite më parë të kreut të Partisë Socialistëve se në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jetë në listën e kandidatëve për deputetet.
Kandidimi i liderit të PS-së e detyron atë që të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, në të cilin u rizgjodh pas zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit të vitit të kaluar. Duke folur në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, tha se, Rama tradhtoi kryeqytetasit, megjithëse kishte premtuar në fushatën e një viti më parë se nuk do ta linte bashkinë. "Dje, Edi Rama, kryetari me korrespondencë i Bashkisë së Tiranës, i cili ju ishte zotuar qytetarëve të Tiranës se në rast se do ta votonin do të qëndronte në detyrën e kryetarit të bashkisë, u deklaroi shqiptarëve se do t'i tradhtojë ata, se nuk do e mbajë fjalën dhe se do të kandidojë në krye të listës për zgjedhjet e ardhshme", u shpreh zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani. Duke e quajtur kreun e bashkisë si kryetari me korrespondencë i bashkisë së kryeqytetit, Bogdani shtoi se, "Kjo tregon se ky njeri përpara interesave të tij nuk vë asnjë lloj interesi tjetër, aq më pak interesin e qytetarëve dhe se me këtë shpjegohet edhe gjendja e rëndë ku e ka katandisur kryeqytetin Kryetari me korrespondencë i Bashkisë së Tiranës".