E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Shpifjet, Rama po thyen rekordin

Demokratet, permes nje deklarate te forte, kane akuzuar kreun socialist Edi Rama, se po shpall program tensioni politik dhe po perpiqet qe te baltose me shpifje, gjithcka. "Kryetari i Partise Socialiste, shoku Edvin Kristaq Rama, ka thyer sot rekordin e mbajtur nga ai vete per shpifje, duke akuzuar qeverine se po trafikon arme dhe me parate qe fitohen, po blen mediat. Per fat te keq, kjo deklarate, tregon se Partia Socialiste dhe kryetari i saj, nuk ka ndermend te levize nga kursi i vjeter i politikes se shpifjes, hedhjes se baltes, dhe te konfliktit. Per me teper, qendrime te tilla qesharake, sa vijne dhe shtohen ndersa vendi eshte futur ne fushaten per zgjedhjet vendore te 8 majit", ka qene deklarata e djeshme e dale nga selia e PD, permes zedheneses se saj, Albana Mustafaraj. Nderkohe nuk ka munguar te akuzoje PS, se po shpall nje program te shpifjeve. "Ndersa qytetaret e Shqiperise presin nje alternative per problemet, shqetesimet dhe hallet e perditshme qe ata kane, nga Partia Socialiste po shpallet cdo dite program i shpifjeve dhe i tensionit politik. Shqiperia eshte tashme prej 2 vitesh nje vend anetar i NATO-s, dhe aplikon standardet e Aleances se Atlantikut te Veriut ne te gjithe fushat, vecanerisht ne ate ushtarake. Eshte jashte cdo logjike te thuhet sot se qeveria po ben trafik armesh", thuhet ne deklaraten e dale nga selia e PD. "Nga ana tjeter, pavaresia e mediave ne Shqiperi eshte nje asetet me te medha qe ka demokracia jone. Per kete, eshte cilesuar nje demokraci funksionale edhe nga vezhgues mjaft te rendesishem ne vend. Sic edhe demonstrohet cdo dite, media ne vend eshte e lire, raporton dhe mban qendrime kunder qeverise sa here te doje. Problemi eshte se me lirine e te shprehurit po abuzon ne fakt Partia Socialiste, e cila shpif cdo dite te vitit", thuhet ne deklaraten e Partise Demokratike, te dhene mbreme per mediat. Reagimi i forte nga ana e demokrateve ka ardhur pas akuzave te socialisteve se ne kulmin e krizes ne Libi, qeveria shqiptare eshte e perfshire ne aferen e trafikut te armeve me kete regjim. Nderkohe qe pikerisht dje ka qene vete shefi i NATO-s, ai qe e ka cilesuar Shqiperine te perfshire ne kuadrin e trupave te Aleances, bashke me 27 anetaret e tjera ne perpjekjet per zgjidhjen e krizes ne Libi.

Tahiri: Shqiperia, vazhdon te jete ne harten e trafiqeve te armeve

Nenkryetari i Grupit parlamentar te Partise Socialist, Saimir Tahiri akuzoi dje mazhorancen per kontrabande armesh me vendet qe sot jane ne konflikt. Ne nje deklarate dhene per mediat, Tahiri u shpreh se me te ardhurat nga shitja e armeve, mazhoranca po ben presion mbi median. "Shkrimet e botuara ne mediat me prestigjioze te botes, tregojne se trafiku i armeve jo vetem qe nuk ka mbaruar, por vazhdon e madje po intensifikohet, duke u kthyer ne nje shqetesim serioz edhe per vete NATO-n. Ja pse eshte faji i Saliut qe Shqiperia sot vazhdon te jete ne listen e furnitoreve me arme te regjimeve vrastare, qe nga Jemeni e deri ne Sudan",-tha dje Tahiri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›