E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Të hapur për bashkëpunim me PS

 

Partia Demokratike reagoi dje pas deklaratave të kreut të PS-së, Edi Rama, duke i cilësuar ato si kërcënimet e radhës ndaj institucioneve shtetërore. Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, theksoi se “PD i thotë z.Rama, se kërcënimet mallkimet dhe trillimet janë të pafuqishme për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve. Je ti ai që mori mandatin e Fierit me vota dhe kuti të pavlefshme. Kutitë e Beratit, Shkodrës apo Tiranës nuk janë si kutitë e Fierit z.Rama. Ato janë të numëruara, të certifikuara dhe të shpallura tashmë”. Megjithatë PD mbetet sërish e hapur për të bashkëpunuar me PS-në pas zgjedhjeve. “Përsa i përket bashkëpunimit me Partinë Socialiste në të ardhmen, Partia Demokratike mbetet e hapur. Qëndrimi i Kryeministrit Berisha ka qenë dhe mbetet i hapur, natyrisht problematika jote personale nuk është axhendë e Kryeministrit”, theksoi Mëhilli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›