E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Puna e KQZ mbaroi, radha e Kolegjit”

 

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani tha dje se puna e institucionit që ai drejton, tashmë ka përfunduar. Duke folur në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në Shqip, Ristani u shpreh se tashmë është Kolegji Zgjedhor që duhet të marrë vendimet për ankimimet e partive që përfshijnë 5 qarqe të vendit. “Tashmë pritet vendimmarrja e Kolegjit Zgjedhor për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”, theksoi kreu i KQZ-së. Në të njëjtën kohë ai mbrojti punën e bërë nga institucioni që administron procesin zgjedhor, duke vënë theksin te fakti që këtë e ka mbështetur edhe OSBE-ODIHR-i. Ristani theksoi gjithashtu se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve mund të shpallet në fund të muajit. Ndërkohë KQZ do të shqyrtojë ditën e hënë një kërkesë të PDI për të shpallur të pavlefshme katër qendra votimi në qarkun e Fierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›