E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm te vlonjatët, rrezikohen vizat

 

Flamurtari rrezikon të mos luajë takimin e kthimit ndaj Modhëruellit dhe shkak për këtë po bëhet vonesa e vizave. Kjo histori dukej e përfunduar kur Flamurtari i drejtohej ambasadës angleze në Tiranë të premten, por në të njëjtën ditë në mbrëmje  në Vlorë vjen lajmi se duhen përmbushur disa kritere shtesë për të pasur vizat. Pretendimet kanë qenë paraqitja e një dokumenti që reklamon regjistrimet e lojtarëve pranë degës së tatim-taksave në Vlorë. Drejtuesit e klubit vlonjat shprehen se janë klasifikuar si shoqata që sponsorizohen dhe nuk janë shoqëri rentabël. Gjithsesi krerët e skuadrës kuqezi janë të vendosur të plotësojnë edhe këtë kërkesë të ambasadës për të realizuar udhëtimin e Flamurtarit. Nga vlonjatët kjo është cilësuar si një humbje kohe dhe shpenzime ekstra për një klub që ka mundësi të nderojë Shqipërinë në këto gara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›