E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Topi, kamxhik i Ramës, përdhos Presidencën

TIRANË- Përdhosës të institucionit të Presidencës, dekorues të persekutorëve dhe kamxhik të Edi Ramës e ka quajtur Partia Demokratike, kreun e shtetit, Bamir Topi në një reagim të saj, pak kohë pas akuzave të lëshuara prej tij në adresë të kryeministrit Berisha.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Edi Paloka ka lëshuar një seri akuzash ndaj Topit, duke kërkuar prej tij të sqarojë demokratët për votën e dhënë për Edi Ramën në 8 maj.

Cicërimën e zakonshme të Edi Ramës, sot e kishte për detyrë ta recitonte një burë tjetër, një votues i tij, i cili të paktën në 4 vitet e fundit, sa herë ka patur detyrimin, kushtetues, ligjor, politik e moral të fliste, ka heshtur. Ky quhet Bamir Topi; (për ata qe se dinë), do të duhej të ishte President i Republikës, President i te gjithë shqiptareve. Meqë me ne fund vendosi te flasë me fjale, e jo me heshtje, duhet tu shpjegoje demokrateve qe e votuan për te përfaqësuar shqiptaret si Kryetar Shteti e jo si Spahi- tha ai.

Sipas tij, ky është kamxhiku i Ramës, njeriu që përdhos institucionin e presidentit kur betohet për shenjtërinë e pronës dhe vetë e vjedh atë, kur qan të përndjekurit por voton persekutorët, duke keqpërdorur karrigen për pazare dhe sevape personale.

Ne 8 maj 2011, Edi Ramen e votove për shkak te pronareve te ligjshëm te Tiranës, ne trojet e se cilëve po ngrenë sarajet Koçoja, Besoja dhe Fideli, e te tjere tironca te vjetër….? Apo e votove kryetarin e partisë se Enver Hoxhës, (partisë se persekutoreve qe dekretove për katër vjet ne krye te prokurorisë e gjyqësorit), për te përmbushur një amanet te te përndjekurve politike…..? Ne fakt ky është Kamxhiku Edi Rames. Njeriu qe përdhos çdo dite institucionin e Presidentit. E përdhos institucionin e Presidentit kur betohet për shenjtërinë e pronës, dhe për vete e vjedh atë; E përdhos institucionin e Presidentit kur betohet per moral, familje e dinjitet dhe çdo dite i ndyn ato; E përdhos institucionin e Presidentit kur qan për te përndjekurit por voton persekutohet; E përdhos institucionin e Presidentit kur sillet si kaçaku pas ferrës. E përdhos institucionin e Presidentit çdo dite, duke keqpërdorur tinëzisht atë karrige për pazaredhe sevape personale e aspak shqiptare- tha Paloka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›