PD: Votuesit i dhanë përgjigjen e duhur Edi Ramës
Pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit, Partia Demokratike në një komunikim me mediat konfirmoi të dhënat e para të pjesëmarrjes në zgjedhje, duke i krahasuar ato me 2007-ën. Sipas përllogaritjeve të selisë blu, përqindja paraprake e votuesve shkon në 30%. Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli, tha se PD përshëndet qytetarët e të gjitha njësive administrative që votuan, të cilët shkuan pranë qendrave të votimit për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjen e krerëve të tyre lokalë. Sipas Partisë Demokratike, në pesë bashki e komuna kanë marrë pjesë 13419 votues, përkundrejt shifrës prej 16999 votues ose 78% e numrit të votuesve që morën pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2007.
Mëhilli tha se në njësitë administrative të sipërpërmendura kanë marrë pjesë përkatësisht: në njësinë bashkiake nr.10, 4315 votues, kundrejt 5184 votuesve që kanë votuar gjithsej në zgjedhjet lokale të 2007-ës. Në Komunën Otllak, 3166 votues, kundrejt 4695 votuesve që kanë votuar gjithsej në zgjedhjet lokale të 2007-ës.
Në Bashkinë Klos, 3580 votues, kundrejt 4370 votuesve që kanë votuar gjithsej në zgjedhjet lokale të 2007-ës.
Në Komunën Fushë-Arrëz, 1380 votues, kundrejt 1800 votuesve që kanë votuar gjithsej në zgjedhjet lokale të 2007-ës.
Në Komunën Fierzë, 973 votues, kundrejt 950 votuesve që kanë votuar gjithsej në zgjedhjet lokale të 2007-ës. Në këtë mënyrë, përmes këtyre shifrave, selia blu doli në përfundimin se "me këtë pjesëmarrje të lartë, qytetarët shqiptarë i dhanë përgjigjen më të mirë Edi bojkotit dhe thirrjeve të tij".