Prishën zgjedhjet, policia arreston gjashtë persona
Policia e Kosovës konform planit operativ "Z" ka arrestuar dje gjashtë persona në rajonin e Mitrovicës, të cilët kanë penguar procesin zgjedhor në disa vendvotime, ndërsa te disa prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar revole, dylbi dhe pajisje të tjera. Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, ka deklaruar se arrestimet kanë ndodhur në tri raste të ndara. Sipas tij, në rastin e parë është arrestuar një person në Mitrovicë, në rastin e dytë është prangosur një tjetër person në Strofc të Vushtrisë, të cilët kanë penguar procesin zgjedhor.
"Rasti i tretë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrisë, ku pas raportimeve se persona të panjohur po pengojnë procesin zgjedhor, policia ka ndaluar katër persona në një veturë, ku pas kontrollit janë gjetur dy revole, dy palë dylbi dhe pajisje të tjera", ka thënë Hoti. Rastet janë në procedim e sipër, ndërsa Hoti ka thënë se nuk dihet se cilave parti politike u takojnë personat e arrestuar. Për zgjedhjet e djeshme për pushtetin lokal, policia ka shtuar masat e sigurisë. Policia ka angazhuar 5,000 pjesëtarë të saj afër qendrave të votimit pas disa incidenteve që ndodhën gjatë fushatës zgjedhore. Drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim në Policinë e Kosovës, major Granit Fetahu, ka porositur qytetarët që të mos shqetësohen për sigurinë e votës së tyre dhe ka përjashtuar mundësinë e kontrabandimit të fletëvotimeve apo të materialit tjetër sensitiv. "Sa i përket mundësisë së qarkullimit të fletëvotimeve false, është e pamundur, sepse të gjithë zyrtarët policorë e kanë informacionin, i kanë udhëzimet dhe urdhëresën që çdo material që i përngjan materialit sensitiv, që haset nëpër territorin e Kosovës dhe nuk është nën përcjellje të policisë, menjëherë të reagojë dhe të arrestojë personat", është shprehur Fetahu, duke përjashtuar mundësinë e kontrabandimit me fletëvotime.
Partitë
Vlerësimet për ecurinë e procesit zgjedhor në 36 komuna të Kosovës kanë qenë në masë të madhe pozitive, mirëpo ka pasur edhe reagime nga parti të ndryshme rreth parregullsive ose incidenteve të vogla. Kështu, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, në një konferencë për mediat ka thënë se gjatë ditës është regjistruar një incident në Vushtri, ku është përfshirë kandidati i AAK-së për kryetar të komunës, Muharrem Shabani, i cili, sipas Kuçit, "ka cenuar të drejtën e votës". "Na vjen keq për një rast që ka ndodhur në Vushtri, ku është përfshirë direkt edhe kandidati i AAK-së për kryetar të komunës. Rasti është njoftuar edhe në organet e policisë. Mendoj që policia është duke kryer punën e vet, nuk është diçka që ka cenuar vetëm të drejtën e votës, po është diçka që ka cenuar më shumë, ndaj do ta quaja ligjin, po për këtë ne do t‘ia lëmë organeve të drejtësisë që ta thonë fjalën e vet", ka thënë Kuçi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Shtabi Qendror Zgjedhor i AAK-së e ka demantuar fuqishëm deklaratën Kuçit, duke thënë se, PDK dhe zyrtarët e saj, duke u munduar t‘i maskojnë shkeljet flagrante që po i bëjnë procesit zgjedhor, përmes dhunës, ndërhyrjes direkte në vendvotime me zyrtarë, truproja dhe, madje me forca të policisë, tani duan të shpifin kundër kandidatëve potencialë të AAK-së, të cilët pritet të dalin bindshëm fitues në komunat e tyre, siç është edhe rasti i kandidatit në Vushtri, Muharrem Shabani. Ndërkaq, Shtabi i Përgjithshëm Zgjedhor i LDK-së, ka dërguar një ankesë në drejtim të KQZ-së për shkak të siç thuhet "disa ndërhyrjeve në proceset e votimit dhe shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me praninë e personave të paautorizuar nëpër qendrat e votimit.