Luan Rama,LSI: KQZ gjysmake, funksionon me dy standarde
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për funksionim me dy standarde dhe e ka quajtur atë gjysëm-KQZ
Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka shprehur qëndrimin e prerë të forcës që përfaqëson se cilido që ka vënë dorë mbi proçesin do të përgjigjet ligjërisht.
Sipas tij, KQZ në këtë mënyrë po zvarrit, po tenton të kontaminojë dhe të kompromentojë rezultatin dhe cilësinë e proçesit zgjedhor.
KQZ dëshmi e e keqpërdorimit si instrument i verbër politik me synim zvarritjen, kontaminimin dhe mundësisht kompromentimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe cilësisë së proçesit zgjdhor.
Kjo gjysmë KQZ po aplikon në kundërshtim me ligjin dy standarde. Rasti i qëndrimit ndaj kërkesës legjitime e të argumentuar për rinumërim të votave në 15 QV të qarkut të Kukësit, dhe që nuk u pranua nga kjo gjysmë KQZ. Ndërkohë që për Lezhën aplikon një standard të ndryshëm edhe pse nuk kërkoi njeri rinumërimin e QV në të gjitha KZAZ e kësaj zone siç veproi dhe me Shkodrën. Kjo sjellje e gjysmë KQZ është reflektim i shenjës së dëshpërimit për humbjen nga rezultati kastatrofik që populli i dha Partisë Demokratike. Jo vetëm kjo KQZ por askush nuk mund të kompromentojë apo tjetërsojë rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Rezultati është i qartë dhe bindës për vullnetin politik e qytetar të mazhorancës. Qëndrimi i LSI është i qartë. Cilido individ apo trup zgjedhore që ka cënuar duke vënë dorë, cënuar apo që ka deformuar proçesin duhet dhe do të përgjigjet ligjërisht- u shpreh Luan Rama.