E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon Obamen, e fton te vizitoje Shqiperine

Kryeministri Berisha mori pjese, me ftese te Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barack Obama, ne pritjen e organizuar prej tij per nder te kryetareve te shteteve dhe qeverive, qe marrin pjese ne punimet e sesionit te 66-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Berisha zhvilloi nje bisede me Presidentin Obama, i cili tregoi interes per Shqiperine dhe progresin e saj. Kryeministri ftoi Presidentin Obama per te vizituar Shqiperine, ftese te cilen Presidenti e pranoi me kenaqesi. Kryeministri pati takime edhe me Presidentin e Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy. Kryeministri e njohu zotin Van Rompuy me te gjitha zhvillimet ne Shqiperi dhe perpjekjet e qeverise Shqiptare per permbushjen e prioriteteve per ne BE. Kryeministri takoi gjithashtu presidentet e Polonise, Hungarise, Cekise, Gjeorgjise, kryeministrin e Britanise se Madhe, Suedise, Zevendeskryeministrin e Luksemburgut; me te cilet diskutoi mbi marredheniet bilaterale dhe zhvillimet ne rajon. Kryeministri ftoi te vizitojne Shqiperine, Kancelarin e Austrise Werner Faymann, si dhe Ministrin e Jashtem gjerman Guido Westerwelle, te cilet i falenderoi per ndihmen e madhe qe i kane dhene Shqiperise. Gjithashtu, kryeministri pati nje takim me Kreun e Keshillit te Tranzicionit te Libise, Mustafa Abdel Jalil, te cilin e pergezoi per permbysjen e regjimit diktatorial te Gedafit, dhe inkurajoi ne vendosjen e nje sistemi demokratik ne Libi. "Ne kemi bere ate qe ju bete 20 vjet me pare", u shpreh Kryetari i Keshillit te Tranzicionit te Libise. Kryeministri Berisha pati takime me kryeministrat e Bangladeshit dhe Zambias, Presidentin e Timorit Lindor, ministrat e jashtem te Tunizise dhe te Uzbekistanit, si dhe me Sekretarin e Pergjithshem te Organizates Islamike dhe Kryetarin e Liges Arabe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›