E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PD dhe PS të bashkëpunojnë në parlament”

01-11-2011 / Gazeta 55

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth

Duhet dialog politik mes palëve që të arrihen reformat me 3/5 e votave dhe ky dialog duhet të arrihet vetëm në parlament. Kështu u shpreh ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfarth, gjatë vizitës së tij në landfillin e Bushatit.
Ambasadori gjithashtu komentoi edhe ligjin e mbetjeve i cili është rikthyer nga Presidenti i Republikës, duke thënë se është një proces demokratik, ajo që është më rëndësi është që Shqipëria të ketë një ligj të mirë për mbrojtjen e ambientit sepse ka pasuri të mrekullueshme natyrore.
Ndërsa u shpreh se OSBE ka ofruar asistencën e saj për ligjin e mbetjeve.
Ndërkaq, ambasadori Wollfart u shpreh mjaft i impresionuar edhe për Landfillin e Bushatit si një impiant për grumbullimin e mbeturinave i cili sipas tij, i plotëson gjitha standardet dhe shërben për qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës.
Gjatë kësaj vizite, ai ishte i shoqëruar nga kryekomunari i Bushatit Zef Hila dhe përfaqësues të zyrës rajonale të OSBE-së në Shkodër. Ambasadori Wollfart do qëndrojë dy ditë në qytetin e Shkodrës ku do zhvilloj takime pa pranin e mediave në Prokurorinë e Shkodrës dhe në Policinë e Qarkut.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›