E Diel, 1 Nëntor 2026

PD dorëzon emrat e Komisioneve Zonale

05/04/2005  Përfundon procesi i grupeve që numërojnë fletët e votimit

Sot Partia Demokartike pritet të dorëzojë pranë KQZ-së emrat e komisionerëve, që do të përfaqësojnë atë në Komisionet Zgjedhore Zonale. Burime nga opozita shprehen se listat e komisionerëve kanë përfunduar së hartuari nga degët e PD-së në rrethe dhe sot priten t’i dorëzohen KQZ-së. Pranë institucionit të zgjedhjeve kanë dorëzuar deri më tani listën e komisionerëve thuajse të gjitha partitë, që, në bazë të ligjit, kanë anëtarët e tyre në KZZ-të. PS, PSD, PR etj., tashmë kanë përfunduar hapin e parë të administrimit të votave. Dërgimi i listës së komisionerëve pranë KQZ-së në bazë të ligjit duhet të bëhet 6 muaj përpara datës së zhvillimit të zgjedhjeve, pra në bazë të llogaritjeve ky proces duhej të kishte mbaruar, diku nga fillimi i shkurtit. Por, ai u zvarrit për shkak të vonesave në miratimin e ndarjes zonale. Por, megjithëse harta elektorale u miratua në fund të shkurtit sërish partitë nuk po vendosnin për dërgimin e listave të komisionerëve në institucionin e zgjedhjeve. KQZ-ja akuzoi PD-në se po shkakton vonesa në dërgimin e listës së komisionerëve, duke dëmtuar kështu procesin për trajnimin e tyre. Pas kësaj deklarate reagoi opozita, e cila u shpreh se arsyetimet e KQZ-së bëhen për të justifikuar gabimet e saj, pasi duhej të ishte institucioni i zgjedhjeve që duhej të kishte nxjerrë një udhëzim, i cili shtynte për një periudhë tjetër kohe afatin e dorëzimit të listës së komisionerëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›