Thaçi: Kosumi të distancohet nga krimi në qeveri

05/04/2005 Kreu i opozitës së Kosovës takon Nanon, Berishën dhe Metën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, tha dje se Kryeministri i ri, Bajram Kosumi, duhet të distancohet nga forcat që punojnë kundër çështjes kombëtare si dhe nga personat e inkriminuar në kabinetin e tij qeveritar. Këto komente Thaçi i bëri pas takimeve që zhvilloi dje me Kryeministrin Fatos Nano, kreun e opozitës, Sali Berisha dhe kryetarin e LSI-së, Ilir Meta, në kuadër të konsultimeve me faktorët kryesor të politikës për statusin e Kosovës. “Ato çfarë kam patur për t’ia rekomanduar zotit Kosumi ia kam thënë dhe në Kosovë, në Parlament. I rekomandoj të punojë me përgjegjësinë më të madhe kombëtare dhe natyrisht të distancohet nga e keqja që përfaqëson Kosovën dhe kabinetin e tij dhe të ecim përpara”, tha ai.
Statusi
Thaçi u shpreh se Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj vendeve fqinje. “Siç e dini, Kosova nuk ka ndonjë pretendim territorial ndaj Serbisë, Malit të Zi apo Maqedonisë, por gjithashtu nuk pretendon për ndryshimin e kufijve në mes Kosovës dhe Shqipërisë, por punon për hapjen dhe demokratizimin e tyre”, tha ai. Takimet e kryetarit të PDK-së me liderët kryesorë të politikës shqiptare patën një emërues të përbashkët, statusin e Kosovës. Gjatë takimit të tij me Kryeministrin Fatos Nano, lideri i opozitës kosovare mori mbështetjen e qeverisë shqiptare, e cila angazhohet të bëjë ndërmjetësin me faktorin ndërkombëtar për të afruar sa të jetë e mundur negociatat për dhënien e statusit të Kosovës. “Ne jemi një interlokutor i preferuar i komunitetit ndërkombëtar, përfshi dhe Grupin e Kontaktit për të ruajtur këtë dinamikë pozitive të afrimit të Kosovës në negociatat e rëndësishme për Status, duke përmbushur standardet prioritare që kërkohen”, tha Kryeministri Nano pas takimit. Ndërsa, nga ana e tij, kryetari i PDK-së u shpreh se beson në mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe në mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Prishtinës.
Zgjedhjet
Në takimin me kryetarin e Partisë Demokartike, Sali Berisha, biseda, veç të tjerave, u përqëndrua edhe në zhvillimin e zgjedhjeve të verës në Shqipëri. Pas takimit me liderin e opozitës shqiptare, Thaçi u shpreh se zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, është faktor në paqen dhe stabilitetin e rajonit. “Bota perëndimore pret që Shqipëria të ecë me hapa më të sigurtë drejt integrimit dhe vlerëson se vizioni i Berishës është duke shkuar në këtë drejtim, që në Shqipëri të ketë stabilitet, mirëkuptim, tolerancë ndërpartiake e qytetare, por mbi të gjitha unë besoj se, duke parë këtë frymë politike të parafushatës zgjedhore në Shqipëri, ajo do të kalojë zgjedhjet e lira, të qeta, të pranuara e të respektuara nga i gjithë faktori politik. Stabiliteti institucional i Shqipërisë është në të mirën e jo vetëm qytetarëve të Shqipërisë, por edhe në të mirën e zgjidhjes së statusit politik të Kosovës për shtetin e pavarur dhe sovran”, tha Thaçi. Nga ana e tij, lideri i opozitës tha se çështja e statusit të Kosovës mbetet pika ku bashkohet i gjithë faktori politik, si në Shqipëri dhe Kosovë, pavarësisht të kundërshtive që kanë forcat politike