Poni akuzon kryetarin e Bashkisë Ballsh për nepotizëm
05/04/2005 Jahaj ka favorizuar familjarët në tenderat e dhëna
Sekretari për Çështjet e Pushtetit Lokal në Partinë Demokratike, Ferdinant Poni, akuzoi dje kryetarin e Bashkisë së Ballshit, Fitimtar Jahaj, për abuzime me detyrën dhe favorizim në tendera. “Më datë 26.03.2005, këshilli i Bashkisë Ballsh me shumicë votash 10 me 7, refuzoi të miratojë buxhetin e Bashkisë Ballsh, për arsye të konstatimit të shkeljeve të vazhdueshme ligjore nga kryetari i Bashkisë, Fitimtar Jahaj. Në projekt buxhetin, që Jahaj paraqiste, kishte parashikuar shuma të mëdha financiare në masën 14 milionë lekë për t'ia dhënë firmës “Arbëri” SHPK, firmë e vjehrrit të vet, Skënder Duraj. Këshilli i Bashkisë Ballsh i ka kërkuar SHKSH-së, Prokurorisë dhe Qeverisë shqiptare procedim financiar, administrativ dhe penal për zotin Fitimtar Jahaj. Qeveria dhe Prokuroria në thyerje flagrante të ligjit dhe në mbrojtje të hapur të Jahajt nuk ka marrë parasysh kërkesën e mësipërme të Këshillit të Bashkisë së Ballshit”, tha Poni.